![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/8e/IPA_chart_2018.pdf/page1-640px-IPA_chart_2018.pdf.jpg&w=640&q=50)
Alfabeti Fonetik Ndërkombëtar
From Wikipedia, the free encyclopedia
Alfabeti Fonetik Ndërkombëtar (shk.: IPA / shk. sq: AFI / AFN) është një alfabet fonetik, një marrëveshje ndëkombëtare për mbledhjen e shenjave fonetike. Me ndihmën e tij mund të përshkruhen saktë tingujt e të gjitha gjuhëve njerëzore. Parimi mbi të cilin mbështetet IPA është paraqitja me një simbol të veçantë e një foneme ose varianti fonematik. Pra, çdo tingull njerëzor paraqitet me një simbol të veçantë grafik.
![IPA-Tabel (anglisht)](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/8e/IPA_chart_2018.pdf/page1-640px-IPA_chart_2018.pdf.jpg)
Tabela e shenjave të IPA përdor pjesërisht shkronja të modifikuara dhe të plotësuara të alfabetit latin dhe alfabetit grek. Këto shkronja speciale janë marrë te Unicode në zonën U+0250 deri U+02AF.
IPA nuk duhet ngatërruar me Shoqatën Ndërkombëtare Fonetike, IPA, e cila e ka krijuar IPA-n.