Republika Jugafrikane
From Wikipedia, the free encyclopedia
Republika e Afrikës së Jugut është shtet në jugun e Afrikës. Ndodhet në koordinatat 22–35° Jug dhe 17–33° Lindje dhe rrethohet nga Oqeani Atlantik dhe Oqeani Indian. Afrika e Jugut kufizohet me Namibinë, Botsuanën, Zimbabvenë, Mozambikun dhe Suazilandinë ndërsa Lesoto gjendet brenda kufijve të Afrikës Jugore.
Republiek van Suid-Afrika Republika e Afrikës së Jugut | |||||
| |||||
Moto: ǃke e: ǀxarra ǁke (Njerëz të ndryshëm bashkohuni!) | |||||
Gjuha | Afrikanishtja, Anglishtja, Zulu, Xhosa, Svazi, Ndebele, Sotho jugore, Sotho veriore, Gjuha Tsonga, Tsvana dhe Venda | ||||
Kryeqyteti | Pretoria | ||||
Forma e qeverisë | Republikë | ||||
Kryetarë | Jacob Zuma | ||||
Sipërfaqja | 1,221,037 (25-ta) km² | ||||
Popullsia | 52,981,991 (25-ta) (2013) | ||||
Dendësia e popullsisë | 42.4 (169-ta) (2013) për banorë në km² | ||||
Prodhimi i Brendshëm Bruto | 375.944 Mld. USD (2013) | ||||
Prodhimi i Brendshëm Bruto për banorë | 7.257 USD (2013) | ||||
Indeksi i zhvillimit njerëzor | 0.629 (121-ta), mesatare | ||||
Valuta | Rand | ||||
Pavarësia | 31 Maj 1910 ² - (shpallur) | ||||
Himni kombëtar | Nationalhymne Südafrikas | ||||
Festa kombëtare | 31 Maj | ||||
Zona kohore | UTC+2 | ||||
Targat e automjeteve | ZA | ||||
Kodi i internetit TLD | .za | ||||
Prefiksi telefonik | +27 | ||||
1. Ka tri kryeqytete a).administrativ (Cape Town), b). legjistative (Pretoria) dhe c).juidik (Bloemfontein) 2. U themelua si Unioni i Afrikës së Jugut (31 Maj 1910). Që nga 31 Maj 1961 thirret Republika e Afrikës së Jugut | |||||
Republika e Afrikës së Jugut zë një sipërfaqe prej 1,219 milion km² në të cilën jetojnë diçka më shumë se 42,16 milion banorë. Për kryeqytet ka Pretorinë dhe selinë e parlamentit e ka në qytetin Kapshtad, ndërsa ka disa gjuhë zyrtare e shtetërore ndër të cilat gjuhët e popujve vendas dhe anglishtja.
Sipas kushtetutës, që nga 1961-shi Republikë dhe nga 1994-ta me 9 krahina (provinca). Kushtetuta e ndryshuar më 1974 parashihte një parlament me dy dhoma (Kuvendin Nacional dhe Këshillin Nacional të Krahinave). Kryetar shteti dhe i qeverisë është presidenti i shtetit, i zgjedhur nga Kuvendi me kohë zgjatje 5 vjeçare.
Rreth 77 % të popullsisë e përbën populli i quajtur bantu, 12% të bardhët, 8,5 % të përzierit dhe 2,5 % aziatikët. Ka mbi 30 qytete të mëdha ndërsa feja dominuese është feja e të krishterëve me diku 70-80 %, pastaj vijnë besimtarët e besimeve tradicionale afrikane, besimtarët budistë (hindi), myslimanët dhe jahuditë.