Alumini
From Wikipedia, the free encyclopedia
Alumini është një metal i argjendtë në të bardhë dhe i punueshëm, anëtar i grupit të borit, prej elementeve kimike. Ai ka simbol Al, me numër atomik 13. Ai nuk është i tretshëm në ujë në rrethana normale.
Alumini | |
Alumini është një nga elementet me sasinë më të madhe në Tokë, pas oksigjenit dhe silicit. Ai përbën rreth 8% nga trupat e ngurtë të sipërfaqes së Tokës. Alumini është shumë aktiv kimikisht, ndodhet në natyrë i lirë si një metal. Përveq kësaj, ai është gjetur i kombinuar, në mbi 270 të ndryshme si mineral.[1] Burimi kryesor i aluminit janë boksitet dhe xehet. Alumini është shquar për aftësinë e tij për ti rezistuar korozionit për shkak të fenomenit pasiv dhe dendësia e ulët metalik.