Kanidët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kanidët (nga latinishtja Canidae[1], kanis ", qen") eshte nje familje biologjik e karnivorave si qen . Një anëtar i kësaj familje quhet kanid.Ka tre nënfamilie që gjenden brenda familjes kanid, të cilat janë zhdukur si Borofaginae dhe Hesperokioninae , dhe ekzistues Kaninae .Kaninaët janë të njohur si kanintët, i cili përfshin qentë e zbutur , ujqërit ,dhelprat dhe specie të tjera ekzistuese dhe të zhdukura.
Kanidët | |
---|---|
10 nga 12 gjinitë e gjalla të kanidëve:
Canis, Cuon, Lycaon, Cerdocyon, Chrysocyon, Speothos, Vulpes, Nyctereutes, Otocyon, Urocyon | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Nënrendi: | |
Familja: | Canidae |
Nënfamiljet dhe gjinitë e zgjeruara | |
Prohesperocyon
(Atelocynus, Canis, Cerdocyon, Chrysocyon, Cuon, Lycalopex, Lycaon, Nyctereutes, Otocyon, Speothos, Urocyon, Vulpes) |
Kanidët gjenden në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës , pasi kanë mbërritur në mënyrë të pavarur ose shoqëruar me qëniet njerëzore për periudha të zgjatura kohore. Kanidët ndryshojnë në madhësi nga ujku gri me gjatësi 2 metra (6.6 ft) deri tek feneka me gjatësi 24 centimetër (9,4 in) . Format trupore të kanidëve janë të ngjashme, zakonisht kanë trupa të gjatë, veshë të drejtë, dhëmbë të përshtatur për plasaritje të eshtrave dhe prerjen e mishit, këmbë të gjata dhe bishta të thekur. Ata janë kryesisht kafshë shoqërore, që jetojnë së bashku në njësi familjare ose grupe të vogla dhe sillen në mënyrë bashkëpunuese. Në disa specie kanidësh,vetëm çifti mbizotrues ka të drejtën e çiftëzimit.Kanidët komunikojnë me sinjale aromë dhe vokalizime. Një kanid, qeni shtëpiak, kohë më parë hyri në një partneritet me njerëzit dhe sot mbetet një nga kafshët shtëpiake më të mbajtura gjerësisht.