Festivali Evropian i Këngës
festival / From Wikipedia, the free encyclopedia
Festivali Evropian i Këngës (ang.: Eurovision Song Contest (ESC), fra.: Concours Eurovision de la Chanson), shkurt i njohur si Eurovision (sqt. "Eurovizion"), është një konkurrim ndërkombëtar muzikor evropian, i cili zhvillohet çdo vit, që nga viti 1956. Në këtë eveniment marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU), së cilës i përkasin edhe disa vende jashtë Europës si Australia, Izraeli, Turqia dhe Maroku. Për këtë qëllim çdo shtet pjesëmarrës ka të drejtën të prezantojë një këngë në këtë festival muzikor.
- Për konkursin e fundit të Festivalit Evropian, shiko Festivali Evropian i Këngës 2023.
- Për konkursin e ardhshëm të Festivalit Evropian, shiko Festivali Evropian i Këngës 2024.
Festivali Evropian i Këngës | |
---|---|
I njohur si |
|
Eurovision Song Contest | |
Gjinia | Garë muzikore |
Krijuar nga | Bashkimi Evropian i Transmetuesve |
Bazuar në | Festivali i Sanremos |
Prezantuar nga | Prezantues të ndryshëm |
Shteti | Shtete të ndryshme pjesëmarrëse |
Gjuha në prodhimin origjinal | anglisht dhe frëngjisht |
Nr. i episodeve |
|
Prodhimi | |
Vendodhja e prodhimit | Qytete të ndryshme nikoqire |
Kohëzgjatja |
|
Kompanitë e prodhimit | Bashkimi Evropian i Transmetuesve Transmetuesë të ndryshëm kombëtar |
Transmetimi | |
Transmetimi origjinal | 24 maj 1956 (1956-05-24) – vijon |
Kronologjia | |
Shfaqje të ngjashme |
|
Lidhje të jashtme | |
https://www.eurovision.de Faqja e rrjetit |
Ky konkurs ndërkombëtar, i cili përbëhet nga gjysmëfinalja dhe finalja, sipas rregullores mbahet në vendin e fituesit të vitit të mëparshëm. Spektakli ndahet në dy pjesë, në atë të prezantimit të finalistëve që zgjat rreth dy orë dhe në atë të dhënies së pikëve.
Çdo Radio Televizion shtetëror anëtar i "EBU"-së prezenton veten me një këngë dhe vlerëson duke votuar për këngët e vendeve të tjera ashtu siç bëhet gjatë përcaktimit të këngës popullore në konkursin e saj. Procedurë e ngjashme përzgjedhjeje këngësh përfaqësuese ndiqet edhe brenda shteteve pjesëmarrëse, detyra e të cilës është që të zgjedhë një këngëtar dhe një këngë që të përfaqësojë vendin e përkatës në konkursin ndërkombëtar. "Eurovizioni" transmetohet nëpërmjet rrjetit televiziv evropian çdo vit që nga themelimi i tij më 1956 dhe është një nga programet më jetëgjatë në botë. Gjithashtu ky program i transmetuar është edhe programi më i shikuar televiziv në botë që nuk ka të bëjë me sportin. Sipas llogaritjeve të shikueshmërisë të viteve të fundit shifrat sillen ndërmjet 100 dhe 600 milionë shikues. Eurovisioni transmetohet gjithashtu edhe jashtë Evropës në vende të tilla si Argjentinë, Brazil, Kanada, Kinë, Egjipt, Indi, Japoni, Jordani, Meksikë, Zelandë e Re, Filipine, Kore e Jugut, Taivan, Tailandë dhe Uruguaj. Pavarësisht nga fakti se këto shtete nuk konkurrojnë, eurovizioni ndiqet prej tyre si ngjarje kulturore evropiane. Prej vitit 2000 ky konkurs ka filluar të transmetohet edhe nëpërmjet internetit. Në këtë medie të re, festivalin e vitit 2006 thuhet ta kenë ndjekur më shumë se 74.000 njerëz në gati 140 vende të globit.