Feja islame dhe skllavëria
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në zonën ku ka lindur, feja islame e ka gjetur skllavërinë si një konstrukt të rrënjosur thellë duke vazhduar ta mbajë atë. Muhamedi dhe bashkëkohësit e tij zotëronin, blenin, shitnin dhe lironin skllevër ose i përdornin skllavet si konkubina (gra pa kurorë).[1]
Për shumë shekuj me radhë tregtia e skllevërve ka qenë në botën islamike një faktor i rëndësishëm ekonomik. Në vitin 1963 Arabia Saudite hoqi zyrtarisht skllavërinë si një nga vendet e fundit islamike.[2] Së fundi doli ligji për heqjen e skllavërisë në Mauritani më 8 gusht 2007.[3]