Gjermania
shtet në Evropën Qendrore / From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjermania (gjermanisht: Bundesrepublik Deutschland, lexo: Bundesrepublik Dojçland, ose Deutschland, lexo: Dojçland), zyrtarisht Republika Federale e Gjermanisë, ndodhet në pjesën qendrore të Evropës dhe kufizohet në veri me Danimarkën, në lindje me Poloninë, në juglindje me Çekinë, në jug me Austrinë dhe Zvicrën, në perëndim me Francën, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën. Ndërsa në veri në anën perëndimore e përshkon kufiri natyral i Detit të Veriut dhe anën lindore Deti Baltik. Territori i Gjermanisë mbulon 357,021 km² ai ndikohet nga klimat mesatare sezonale. Me mbi 82 milion banorë, Gjermania ka numrin më të madh të popullsisë në Evropë dhe është e treta shtëpi për numrin e migrantëve ndërkombëtarë.[1]Kryeqyteti dhe gjithashtu qyteti më i madh i vendit është Berlini, ndërsa qendra më e madhe financiare është Frankfurti;qendra më e madhe urbane është Ruhri.
Republika Federale e Gjermanisë Bundesrepublik Deutschland (Gjermanisht)
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: Deutschlandlied "Kënga e Gjermanisë" | |||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Berlini 52°31′N 13°23′E | ||||
Gjuhët zyrtare | Gjermanisht | ||||
Nofka | Gjerman/e | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republikë parlamentare federale | ||||
Frank-Walter Steinmeier | |||||
Olaf Scholz | |||||
Kuvendi | Sistemi shtëror gjerman | ||||
Bundestagu | |||||
Bundesrat | |||||
Themelimi | |||||
• Bashkimi | 18 Janar 1871 | ||||
• Monarkia u hoq | 9 Nëntor 1918 | ||||
• Ndarja Perëndim-Lindje | 7 Tetor 1949 | ||||
• Ribashkimi | 3 Tetor 1990 | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 357,022 km2 (137,847 sq mi) (63) | ||||
• Ujë (%) | 1.27 | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2022 | 83,695,430 (19) | ||||
• Dendësia | 232/km2 (600.9/sq mi) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2022 | ||||
• Gjithsej | $5.317 trilion (5) | ||||
• Për kokë banori | $63,835 (15) | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2022 | ||||
• Gjithsej | $4.031 trilion (4) | ||||
• Për kokë banori | $48,398 (15) | ||||
Monedha | Euro (EUR) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2020) | 30.5 i mesëm | ||||
IZHNJ (2021) | 0.942 shumë i lartë · 9 | ||||
Zona kohore | UTCUTC+2 (UTC+1) | ||||
• Verës | UTCCEST (CET) | ||||
Formati i datës | dd.mm.yyyy | ||||
Ana e drejtimit të makinës | djathtas | ||||
Prefiksi telefonik | +49 | ||||
Kodi ISO 3166 | DE | ||||
Kodi i internetit TLD | .de | ||||
|
Një rajon i quajtur Germania, i banuar nga disa fise gjermanike, është njohur dhe dokumentuar para vitit 100 pas.e.s. Prej shekullit X, territoret gjermane kanë formuar pjesën qendrore të Perandorisë së Shenjtë Romake, që qëndroi deri më 1806. Gjatë shekullit XVI, Gjermania Veriore u bë qendra e Reformave protestante. Si një shtet-komb modern, vendi fillimisht u bashkua mes Luftës Franko-Prusiane më 1871. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në dy shtete të veçanta përgjatë vijave të okupimit nga Aleatët më 1949.[2] Dy shtetet u ribashkuan më 1990. Gjermania Perëndimore ishte anëtare themeluese e Komunitetit Evropian në 1957, që më vonë u bë Bashkimi Evropian në 1993. Gjermania është pjesë e zonës Schengen, pa kufij, dhe ka adoptuar valutën evropiane, euron, në 1999.
Gjermania është një Republikë parlamentare federative prej gjashtëmbëdhjetë shtetesh (gjermanisht Bundesländer). Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Berlini. Gjermania është anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATOs, G8-ës, G4-ës dhe ka nënshkruar Protokollin Kyoto. Është ekonomia e tretë në botë për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe eksportuesi më i madh në botë i mallrave më 2007. Në terma absolutë, Gjermania ka buxhetin vjetor për ndihma zhvillimore të dytin në botë (pas SHBA-së)[3]. Vendi ka ndërtuar një standard të lartë jetese dhe ka themeluar një sistem gjithëpërfshirës të sigurisë sociale. Ajo ka një pozicion kyç në afera evropaine dhe mirëmban një partnership të ngushtë nivel ndërkombëtar.[4] Gjermania njihet si lider shkencor dhe teknologjik në disa fusha.[5]