Lista e fituesve të Çmimit Nobel për Fizikë
artikull-listë e Wikimedias / From Wikipedia, the free encyclopedia
Çmimi Nobel për Fizikë (suedisht: Nobelpriset i fysik) jepet çdo vit nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Kjo është një nga gjashtë çmimet Nobel që u themelua me 1895 nga trashigimia e Alfred Nobel (i cili vdiq në 1896), e dhënë për kontribute të shquara në fizikë. Të tjerat janë Çmimi Nobel për Kimi, Çmimi Nobel për Letërsi, Çmimi Nobel për Paqe, Çmimi Nobel për Ekonomi dhe Çmimi Nobel për Fiziologji dhe Medicinë.[1] Si diktohet nga trashigimia e Nobelit, çmimi administrohet nga Fondacioni Nobel dhe jepet nga një komitet që përbëhet nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.[2] Çmimin Nobel i parë në Fizikë ju dha në 1901 Wilhelm Conrad Röntgen, nga Gjermania. Çdo pranues merr një medalje, një diplomë dhe një çmim monetar që ka vlerë të ndryshme çdo vit.[3] Në 1901, Röntgen morri 150.782 kr, e cila është e barabartë me 7.731.004 korona në dhjetor të 2007. Në 2008, çmim iu dha Makoto Kobayashi, Toshihide Maskawa dhe Joiciro Nambu të cilët ndanë shumën prej 10.000.000 kr (pak më shumë se 1000000 €, ose 1400000 US $).[4] Çmimi prezantohet në të Stokholm në një ceremoni vjetore më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.[5]
John Bardeen është i vetmi laureat i cili e ka fituar çmimin dy herë në 1956 dhe 1972. Vetëm një person tjetër ka fituar çmimin Nobel në lëndët e tjera: Marie Curie (fizikë në 1903, kimi në 1911). William Lawrence Bragg është laureati Nobel më i ri, ai fitoi çmimin në 1915, në moshën 25 vjeç.[6] Kanë qënë vetëm dy gra që kanë fituar çmimin: Marie Curie dhe Maria Goeppert-Mayer (1963), ky është numri më i paktë i çmimeve Nobel i dhënë në një fushë në krahasim me pesë çmimet e tjera [7] Deri më 2009, çmim i është dhënë 186 individëve. Kanë qenë vetëm gjashtë vjet, në të cilat Çmimi Nobel në Fizikë nuk është dhënë (1916, 1931, 1934, 1940-1942).