Lufta shqiptaro-venedikase
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lufta shqiptaro-venedikase e vitit 1447-1448 u zhvillua mes forcave të Venedikut, te cilat ishin besëlidhëse me forcat osmane dhe shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lufta erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes Republikës dhe familjes Dukagjini për posedimin e kështjellës së Danjës (Dejës). Skënderbeu, besëlidhës i familjes Dukagjini, ngriti kundër disa qytete të zotëruara nga Venediku përgjatë bregdetit shqiptar, në mënyrë që t'i bënte presion venedikasve për rikthimin e Danjës. Në përgjigje, Republika dërgoi një forcë vendase për të rrethuar kështjellën e Danjës dhe i bëri thirrje Perandorisë Osmane për të dërguar një forcë ekspedite në Shqipëri. Në atë kohë osmanët tashmë kishin rrethuar kështjellën e Svetigradit.
Lufta shqiptaro-venedikase (1447-1448) | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Lumi Drin dhe lumi Buna në Shkodër e shikuar nga Kalaja e Rozafës, ish kalaja venedikase. | |||||||||
| |||||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||||
Lidhja e Lezhës |
Perandoria Osmane | ||||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||||
Skënderbeu Vrana Konti Hamza Kastrioti |
Daniel Iurichi Mustafa Pasha | ||||||||
Fuqia ushtarake | |||||||||
14,000 u përqendruan kundër venedikasve nën urdhrat e Skënderbeut. 6.000 luftuan kundër turqve, 3.000–4.000 prej të cilëve ishin vendosur më parë në Dibër nën urdhrat e Vrana Kontit për t'u mbrojtur nga një sulm të mundshëm të osmanëve. |
15.000 ushtarë venedikas dhe mercenarë shqiptarë të vendosur në zonën e Shkodrës; numër i vogël i ushtarëve u vendosën në Durrës dhe Lezhë. 15.000 ushtarë osmanë u dërguan në Dibër. | ||||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||||
400 | 1000 venedikas, 5.000-10.000 turq |
Megjithatë, Lidhja e Lezhës i mposhti si forcat e Venedikut ashtu dhe ekspeditën osmane. Besëlidhja fitoi mbi forcat e Venedikut më 23 korrik 1448 në portat e Shkodrës, ndërsa mbi osmanët tre javë më vonë, më 14 gusht 1448 në Betejën e Oranikut. Republika ishte, më pas, u largua me pak ushtarë për të mbrojtur Shqipërinë venedikase. Si pasojë, besëlidhja shpejt nënshkroi paqe me Republikën e Venedikut duke vazhduar luftën kundër Perandorisë Osmane. Pas Luftës shqiptaro-veneciane të 1447-1448, Venediku nuk e sfidoi seriozisht Skënderbeun apo besëlidhjen, duke lejuar Skënderbeun të përqendrohet në fushatat e tij kundër Perandorisë Osmane. Skenderbeu ka fituar 29 beteja pa asnjë humbje.