Meka
From Wikipedia, the free encyclopedia
Meka (zyrtarisht Meqe-i Myqereme, Arabisht: مَكَّة المكرمة Makkat al-Mukarramah) është qyteti më i njohur dhe më i rëndësishëm Islam. Ajo shtrihet në perëndim të Arabisë Saudite, tetëdhjetë km larg nga Deti i Kuq. Sipas vitit 2020, popullsia e qytetit është 2.042 milionë, duke e bërë qyteti i tretë më i madh në vend sipas popullsisë. Pelegrinët vizitojnë Mekën çdo vit gjatë Haxhit, në muajin e dymbëdhjetë (sipas kalendarit hixhri) të Dhul-Hixhes.
Meka
مكة Kryeqyteti i Shenjtë العاصمة المقدسة Nëna e Gjithë Vendbanimeve ام القرى | |
---|---|
Qytet | |
Meka el-Mukarame مكة المكرمة | |
Koordinatat: 21°25′21″N 39°49′24″E | |
Shteti | Arabia Saudite |
Provinca | Provinca Meka |
Governorati | Governorati i Qytetit të Shenjtë |
Qeveria | |
• Kryetari | Usama al-Barr |
• Governator Provincial | Khalid bin Faisal Al Saud |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 1.200 km2 (500 sq mi) |
• Sipërfaqe tokësore | 760 km2 (290 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 277 m (909 ft) |
Popullsia (2015) | |
• Gjithsej | 1.578.722 |
• Përafërsisht (2020) | 2.042.000 |
• Vendi | i 3-ti në Arabinë Saudite |
Emri i banorëve | Makki مكي Makkâwi مكاوي |
Zona kohore | UTC+3 (Koha Standarde Arabe) |
Faqja zyrtare | holymakkah |
Meka është vendlindja e profetit Muhammed. Shpella Hira në majën e Xhebel en-Nur ("Mali i Dritës") ndodhet jashtë qytetit dhe këtu Muhammedit i'u shpallë Kurani.[1] Vizita në Mekë për Haxh është një detyrim për të gjithë myslimanët e aftë. Xhamia e Madhe e Mekës, e njohur si Mesxhid-yl Haram, është shtëpia e Qabesë, që besohet nga myslimanët të jetë ndërtuar nga Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili, është një nga vendet më të shenjta të Islamit dhe drejtimi për të gjithë myslimanët (Kible).
Sundimtarët myslimanë nga brenda dhe rreth rajonit u përpoqën prej kohësh ta merrnin qytetin dhe ta mbanin nën kontrollin e tyre, dhe kështu, ashtu si shumica e rajonit të Hixhazit, qyteti ka parë disa ndryshime të regjimit, të cilat i detyrohen historisë së tij të pasur. Qyteti më në fund u pushtua në pushtimin saudit të Hixhazit nga Ibën Saudi dhe aleatët e tij në vitin 1925. Që atëherë, Meka ka parë një zgjerim të jashtëzakonshëm në madhësi dhe infrastrukturë, me ndërtesa më të reja, moderne siç është Abraxh el-Bejt, ndërtesa e katërt më e lartë në botë dhe e treta për nga madhësia sipas sipërfaqes, që ngrihet mbi Xhaminë e Madhe. Qeveria saudite ka kryer gjithashtu një shkatërrim të disa strukturave historike dhe vendeve arkeologjike, siç është Kalaja Exhjad. Jo-myslimanët janë rreptësisht të ndaluar të hyjnë në qytet.
Nën qeverinë saudite, Meka qeveriset nga Komuna Rajonale e Mekës, një këshill bashkiak prej 14 anëtarësh të zgjedhur lokalisht të kryesuar nga kryetari i bashkisë (i quajtur Emin në arabisht) i emëruar nga qeveria saudite. Që nga maji 2015, kryetari i bashkisë së qytetit është Dr. Osame bin Fadhel el-Barr. Amanah e Qytetit të Mekës, e cila përbën Mekën dhe rajonin përreth, është kryeqyteti i Provincës Meke, e cila përfshin qytetet fqinje të Xhedës dhe Taifit, edhe pse Xhide është dukshëm më e madhe në popullsi krahasuar me Mekën. Guvernatori Krahinor i provincës që nga 16 maj 2007 është Princi Halid bin Faisal Al Saud u emërua si guvernatori i ri.[2]