Merkuri (planet)
planeti më i vogël dhe më afër Diellit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Mërkuri është planeti me i afert me Diellin dhe nje nga planetet me te nxehte dhe me te ftohte njekohesisht dhe gjithashtu planeti më i vogël në Sistemin Diellor,[1] Mërkuri kryen orbitën rreth Diellit një herë në 87.969 ditë duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në çdo dy orbita. Teknikisht Mërkuri është një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirë të shihet sepse dielli e pengon shumë dritën e tij të duket qartë. Mërkuri është i shndritshëm kur mund të shihet nga Toka, me magnitudën e dukshmërisë nga -2.0 deri 5.5, por nuk shihet me lehtësi për shkak se zakonisht gjendet shumë afër Diellit. Meqë Mërkuri zhduket në shkëlqimin e diellit, në mos nuk ka eklips diellor, Mërkuri mund të shihet vetëm në mëngjes ose në muzgun e mbrëmjes.Merkuri eshte nje planet i cili nuk ka shume jete dhe nese ulesh ne ate e ke te pamundur te mbijetosh ne ato temperatura.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|