![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d7/Emblem_of_the_Republic_of_Kosovo.svg/langsq-640px-Emblem_of_the_Republic_of_Kosovo.svg.png&w=640&q=50)
Njohja ndërkombëtare e Kosovës
artikull-listë e Wikimedias / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kosova deklaroi pavarësinë me 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 18 shkurt 2008, Afganistani ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur. Më 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, Ministër i Jashtëm i Suedisë[1].
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d7/Emblem_of_the_Republic_of_Kosovo.svg/640px-Emblem_of_the_Republic_of_Kosovo.svg.png)
Deri më 4 shtator 2020, 116 nga 193 shtete anëtare të OKB-së kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28); Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën, ndërsa BE-ja ka dërguar misionin EULEX për të siguruar paqe, mbikëqyrje të jashtme. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATOs nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.