Nuri Abdiu
From Wikipedia, the free encyclopedia
Prof. Dr. Nuri Abdiu pedagog dhe studiues i psikologjisë nga Dibra. Nuri Abdiu është një ndër themeluesit e shkollës së sotme psikologjike shqiptare dhe një nga ata që ka përgatitur kuadro dhe për këtë shkollë, një ndihmesë kjo me vlerë kombëtare dhe më gjërë. Për gati gjysëm shekulli ai ka qënë mësues, profesor i psikologjisë dhe ka ligjëruar në Universitetin e Shkodrës, Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës. Brenda e jashtë Shqipërisë dhe është bërë një autoritet i kësaj fushe krahas akademikëve e profesorëve si 1) Bedri Dedja, 2) Hamit Beqja, 3) Pajazit Nushi, 4)Shefik Osmani, 5) Musa Kraja. Përfaqësues i plejades së mendimtarëve të shkolluar në akademinë e personaliteteve shqiptare në Moskë gjatë viteve 50-të dhe që mban meritën e ringritjes së institucioneve të dijes mbas daljes së Shqipërisë nga shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore.