Otto von Bismarck
From Wikipedia, the free encyclopedia
Otto Eduard Leopold, Princ i Bizmarkut, Dukë i Lauenburgut (shqip: Oto fon Bizmark) (1 Prill, 1815 - 30 korrik, 1898), ishte një burrështetas konservator prusian që dominoi politikën evropiane nga vitet '60 deri në vitet '90 të shek. XIX dhe qe kancelari i parë i Perandorisë Gjermane ndërmjet 1871 dhe 1890.
Si kryeministri i Prusisë në vitet 1862–90, ai kishte për qëllim Bashkimin e Gjermanisë. Prej vitit 1867, ai ishte Kancelar i konfederatës Gjermane Veriore. Kur u formua Perandoria Gjermane për herë të dytë më 1871, ai shërbeu si Kancelari i saj i parë dhe ushtroi "Realpolitik" që i dha ati pseudonimin "Kancelari i Hekurt". Si Kancelar, Bizmarku pati rol të rëndësishëm në qeverinë Gjermane dhe pati ndikim të madh në politikën e jashtme Gjermane jo vetëm gjatë kohës si Kancelar, por edhe pasi i skadoi mandati.
Bismarku hartoi plane për bashkimin e shteteve gjermane nën drejtimin e Prusisë. Ai e kuptonte që këto plane do të kundërshtoheshin nga Austria e mbretëritë e tjera aleate me të.