Shkodra
Qyteti i pestë më i madh në Shqipëri / From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkodra (ose Shkodër) është qytet dhe bashki në Shqipërinë Veriperëndimore e qendra e rrethit dhe qarkut me të njëjtin emër. Është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë.
Fakte të shpejta Shkodër, Shtet ...
Shkodër | |
---|---|
| |
Koordinatat: 42°04′05″N 19°30′43″E | |
Shtet | Shqipëria |
Rajon | Shqipëria e Veriut |
Qark | Shkodër |
Themeluar | Shekulli IV para Krishtit |
Qeveria | |
• Lloji | Kryetari-këshilli |
• Trupi | Këshilli Bashkiak Shkodër |
• Kryetar bashkie | Benet Beci (PS) |
Sipërfaqja | |
• Bashkia[1][2] | 872,71 km2 (33,696 sq mi) |
• Administrative unit[3] | 16,46 km2 (636 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 13 m (43 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Bashkia | 135.612[lower-alpha 1] |
• Dendësia (Bashkia) | 155,39/km2 (40,250/sq mi) |
• Unit | 77.075[lower-alpha 2] |
Emri i banorëve | Shqiptar: Shkodran(e) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi(et) postar | 4000-4007 |
Prefiksi | +355 (0) 22 |
Regjistrimi i automjetit | SH dhe targat e reja (p.sh. AA, AB, etj.) |
Faqja zyrtare | bashkiashkoder.gov.al |
Mbylle
I çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike prej afërsisë mes malësive, liqenit, detit dhe rrugëve me rëndësi në kuadrin e Ballkanit Perëndimor.
Bashkia, e cila shtrihet prej Alpeve Shqiptare e deri në detin Adriatik, u krijua pas reformës territoriale më 2015 duke shkrirë njësitë e mëparshme të Anës Malit, Bërdicës, Dajçit, Gurit të Zi, Postribës, Pultit, Shalës, Shoshit dhe Velipojës.[7]