Sistemi periodik i elementeve
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sistemi periodik i elementëve (shkurt:SI) është skema sipas të cilës renditen elementet bazuar te numri i tyre atomik "Z". I ideuar nga kimisti rus Dimitrij Mendelejev në 1869, dhe në të njëjetën kohë por në mënyre të pavarur nga kimisti gjerman Julius Lothar Meyer (1830 - 1895), fillimisht kishte shumë hapësira boshe të parashikuara për elementet që do të zbuloheshin në të ardhmen, disa prej të cilëve në gjysmën e dytë të viteve 90'. Në nder të kimistit rus sistemi periodik quhet ndryshe dhe tabela e Mendelejevit. Sistemi periodik ndahet në grupe dhe perioda. Ky sistem periodik ka 18 grupe dhe 7 perioda. Periodat janë rende horizontale, ndërsa grupet në rende vertikale. Në këtë tabelë, secili element është i shënuar me simbolin perkatës. Periodat 1,2 dhe 3 janë perioda te shkurtra. Perioda e 4 dhe 5 janë perioda te gjata . Perioda e 6 quhet perioda shumë e gjatë , ndërsa e 7 perioda e papërfunduar. Elektronet e shtresës së fundit quhen elektrone valentore.
- Çdo grup (shtylle e sistemit) përmban elementet të cilët kanë të njëjtin konfigurim elektronik të jashtëm (mënyrën sesi elektronet shpërndahen rreth bërthamës). Brenda çdo grupi gjenden atome me veti të ngjashme.
- Çdo periodë (rresht i tabelës) fillon me një element atomi i të cilit ka një konfigurim të jashtëm të tipit "s" ose "ns", ku "n" është numri kuantik parësor, dhe duke vazhduar në atomet e tjera të periodës, numri atomik "Z" rritet me nga një njësi në çdo kalim.