Tilacini
From Wikipedia, the free encyclopedia
Tilacini (Thylacinus cynocephalus) është marsupial i njohur mishngrënës. Kjo kafshë është e njohur gjithashtu si tigri i Tazmanisë (për shkak të vijave mbrapa) gjithashtu edhe si ujku i Tazmanisë. Kjo kafshë jetonte kryesisht në Australi, Tazmani dhe Guine të Re, mendohet se kjo kafshë u zhduk në shekullin 20. Të vetmet mostra që dëshmojnë ekzistencën e tij janë fosilet e gjetura nga Mioceni (kalendar epokal i Tokës). Kjo kafshë u zdhuk kohë më parë në Australi atëherë kur u vizitua nga britanikët. Mirëpo ai arriti të mbijetojë në ishullin e Tazmanisë duke jetuar gjithashtu me djallin e Tazmanisë të cilët ngjanin mjaft. Mirëpo gjuetia intensive e aplikuar nga njerëzit kundër kësaj kafshe çoi edhe në zhdukjen e kësaj specie, mirëpo autoritetet thonë se Tilacinët mund ti ketë vrarë edhe ndonjë lloj i ndonjë sëmundjeje. Fjala "zhdukur" gjithashtu nuk është e sigurtë sepse nuk është asgjë zyrtare dhe mendohet se ekziston një i tillë në Tazmani.
Tilacini | |
---|---|
Tilacini në Washington D.C. 1906 | |
Statusi i ruajtjes | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Infraklasa: | Marsupialia |
Rendi: | Dasyuromorphia |
Familja: | Thylacinidae |
Gjinia: | Thylacinus |
Lloji: | T. cynocephalus |
Emri binomial | |
Thylacinus cynocephalus (Harris, 1808) | |
Sinonimet | |
|
Kjo kafshë ishte adhuruese e "jetës së natës", pasi gjuetinë dhe aktivitetet e përditshme Tilacini i kryente natën. Për nga fizionomia kjo kafshë është pak e çuditshme ajo ka kokën e qenit, veshët e ujkut, trupin e maces, dhe vizat e tigrit. Dhe mu këto viza i kishin edhe tigrat dhe ujqërit e hemisferës lindore. Mirëpo Tilacinin e njeh historia si kafshë më grabitqare se ujkun dhe tigrin. Termi "marsupial" nuk është mjaft adekuat mirëpo si gjitarë që është Tilacini dhe si pasojë e evolucionit konvergjent e mori emrin Marsupial. Si më "i ngjashmi" i Tilacinit është konsideruar djalli i Tazmanisë apo Nubi. Poashtu djajtë e Tazmanisë janë kafshë të tërbuara dhe shqyese dhe dhëmbët shqyese poashtu i kan të gjatë. Fillimisht janë përkujdesur komuniteti amerikan për dy tilacina njëri mashkull e tjetri femër, mirëpo mashkulli nuk ishte shumë i aftë as të mbijetonte e as qelizat riprodhuese nuk i kishte në dispozicion për një trashëgimtar rrace të pastër tilaciane.