Shtetet e Bashkuara të Amerikës
shtet i vendosur kryesisht në Amerikën e Veriut / From Wikipedia, the free encyclopedia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e Bashkuara, SHBA ose Amerika, anglisht United States of America) janë një republikë federale kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh dhe një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzet e tetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor, në kufi me Kanadanë në veri dhe Meksikën në jug. Shteti i Alaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut. Shteti i Hawait është arkipelag në mes të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore, treva ishullore, në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.
United States of America
Shtetet e Bashkuara të Amerikës | |||||
---|---|---|---|---|---|
Parimi: "In God We Trust" | |||||
Himni: "The Star-Spangled Banner"[2] | |||||
Kryeqyteti | Washington, D.C. 38°53′N 77°01′W | ||||
Qyteti më i madh | New York City 40°43′N 74°00′W | ||||
Gjuhët zyrtare | Asnjë në nivel federal | ||||
Gjuha kombëtare | Anglisht (de facto) | ||||
Nofka | Amerikan | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republika kushtetuese presidenciale federale | ||||
Joe Biden (D) | |||||
• Zëvendës President | Kamala Harris (D) | ||||
• Kryetari i Dhomës | Nancy Pelosi (D) | ||||
• Shefi i Drejtësisë | John Roberts | ||||
Kuvendi | Kongresi | ||||
Senati | |||||
Dhoma e Përfaqësuesve | |||||
Pavarësia nga Britania e Madhe | |||||
4 korrik 1776 | |||||
• Konfederata | 1 mars 1781 | ||||
3 shtator 1783 | |||||
21 qershor 1788 | |||||
• Shteti i fundit i pranuar | 21 gusht 1959 | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 3,796,742 sq mi (9,833,520 km2)[10] | ||||
Prefiksi telefonik | +1 | ||||
Kodi ISO 3166 | US | ||||
|
Me sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej 306 milion banorësh, Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja, si dhe i treti sipas hapësirës tokësore dhe popullsisë. Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe kulturore, si rrjedhojë e emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve.[11] Ekonomia e SHBA-së është më e madhja në botë, me prodhim të brendshëm bruto (PBB, GDP) vlerësuar më 2008 në shumë prej 14,3 trilion dollarësh (23 % e PBB-së nominale të botës dhe gati 21 % sipas barazimit të fuqisë blerëse).[12][13]
Kombi amerikan u themelua nga trembëdhjetë kolonitë e Britanisë së Madhe, ndodhur përgjatë bregdetit Atlantik. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, që shpalli pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi kooperativ.[14] Shtetet kryengritëse mposhtën Britaninë e Madhe në Luftën Revolucionare Amerikane, luftën e parë të suksesshme të kolonive për pavarësi. Kuvendi i Filadelfias përpiloi Kushtetutën e tashme të Shteteve të Bashkuara më 17 shtator 1787; miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme qendrore. Karta e të Drejtave, e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua më 1791.
Në shekullin XIX, Shtetet e Bashkuara fituan toka nga Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Meksika dhe Rusia, si dhe aneksuan Republikën e Teksasit dhe Republikën e Hawait. Mosmarrëveshjet mes jugut bujqësor dhe veriut industrial rreth të drejtave të shteteve dhe zgjerimit të institucionit të skllavërisë provokuan Luftën Qytetare Amerikane të viteve 1860. Fitorja e veriut parandaloi një ndarje të përhershme të vendit dhe çoi drejt përfundimit të skllavërisë së ligjshme në Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1870-të, ekonomia kombëtare ishte më e madhja në botë.[15] Lufta Spanjollo-Amerikane dhe Lufta e Parë Botërore konfirmuan statusin e vendit si fuqi ushtarake. Më 1945, Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore, anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe themeluese e NATO-s. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e la SHBA-në si superfuqinë e vetme. Afro 50% të shpenzimeve ushtarake të rruzullit bëhen nga Shtetet e Bashkuara, që vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike, politike dhe kulturore në botë.[16]