Grupi Volkswagen
From Wikipedia, the free encyclopedia
Volkswagen Group (shqiptimi [ˈfɔlksˌvaːgən gʁuːp], ose Volkswagen Aktiengesellschaft, shqiptimi [ˈfɔlksˌvaːgən ˈʔakt͡si̯əngəˌzɛlʃaft]) dhe degët e saj, është një kompani prodhuese automobilësh shumëkombëshe Gjermane me seli në Wolfsburg, Saksonia e Ulët, Gjermani. Ajo projekton, prodhon dhe shpërndan makina pasagjerësh dhe tregëtare, motorçikleta, motorë, dhe turbo-makineri dhe ofron shërbime të lidhura me financat, huadhënien dhe menaxhimin e flotave. Në vitin 2012, ajo ishte prodhuesi i dytë më i madh i mjeteve motorike në botë, pas Toyota dhe para General Motors.[8] Ka mbajtur pjesën më të madhe të trgut në Europë për më shumë se dy dekada.[9] Që prej vitit 2013, renditeshtë e nënta në listën e Fortune Global 500 të kompanive më të mëdha në botë.[10] Në vitin 2014, arriti një prodhim prej 10.14 millionë mjetesh.[4]
Lloji | Kompani publike aksionesh |
---|---|
Traded as | VOW, VOW3 VLKAY |
ISIN | DE0007664005 |
Industria | Automobilistikë |
Themeluar në | Berlin, Gjermani (28 maj 1937) |
Themeluesi | German Labor Front |
Zyrat qendrore | , Gjermani |
Numri i vendodhjeve | 100 fabrika në 27 vende |
Zona e shërbimit | Në të gjithë botën |
Njerëzit kyç | Berthold Huber (Kryetar)[1][2][3] Martin Winterkorn (Drejtor ekzekutiv) |
Prodhimi | Automobilë, mjete tregëtare, motorë, motoçikleta, turbo-makineri |
Production output | 10.14 milionë (2014)[4] |
Shërbimet | Bankë, financim, menaxhim flote, sigurime, huadhënie[5] |
Fitimet | 202 miliardë € (2014)[4] |
Operating income | 12.7 miliardë € (2014)[4] |
Net income | 10.847 miliardë € (2014)[4] |
Total assets | 351.209 miliardë € (2014)[4] |
Total equity | 90.189 miliardë € (2014)[4] |
Owner | Porsche Automobil Holding SE (50.7%)[6] Shteti i Saksonisë së Ulët (20%) Qatar Investment Authority (17%) Capital Group Companies (pjesëmarrje 4.097% , 5.6% të drejta vote) |
Numri i punëtorëve | 583,423 (2014)[4] |
Divisions |
|
Subsidiaries | Transport[7]
Studio Projektimi
Shërbime Financiare
Të tjera
|
Faqja e internetit | volkswagenag |
Volkswagen Group shet vetura Audi, Bentley, Bugatti, Lamborghini, Porsche, SEAT, Škoda dhe Volkswagen; motorçikleta në markën Ducati; dhe mjte tregëtare nën markat MAN, Scania, Neoplan dhe Volkswagen Commercial Vehicles marques.[11] Është e ndarë në dy degë kryesore Dega Automotive dhe Dega e Shërbimeve Financiare, dhe ka si degë 340 kompani.[12] Kompania vepron në rrethy 150 vende dhe ka në punë 100 fabrika në 27 vende. Ka 19.9% të aksioneve tek Suzuki dhe ka bashkëpunim me kompani kineze (FAW-Volkswagen dhe Shanghai Volkswagen).
Volkswagen u themelua në 1937 për të prodhuar makinë e njohur si Beetle. Prodhimi i kompanisë u rrit shpejt në vitet 1950 dhe 1960, dhe në vitin 1965 bleu Auto Union, e cila prodhoi modelet e para paslufte Audi. Volkswagen krijoi një brez të ri makinash me rrotat e para aktive në vitet 1970, duke përfshirë Passat, Polo dhe Golf; kjo e fundit ishte më e shitura. Volkswagen bleu aksionet kontrolluese tek SEAT në vitin 1986, duke e bërë atë markën e parë jo-Gjermane të kompanisë, dhe mori kontrollin e Škoda në 1994, të Bentley, Lamborghini dhe Bugatti në 1998, Scania në 2008 dhe të Ducati, MAN dhe Porsche në 2012. Veprimet e kompanisë në Kinë janë rritur shpejt në dekadën e fundit duke bërë që ky vend të bëhet tregu më i madh i Volkswagen.