![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/5/5a/FIFA_2006_Gjermania.png/640px-FIFA_2006_Gjermania.png&w=640&q=50)
Kampionati Botëror i Futbollit 2006
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kupa e botës në vitin 2006 ishte organizimi i 18të i turneut ndërkombëtar të futbollit, i cili u mbajt në Gjermani. Gjermania u përzgjodh si vendi organizator në muajin korrik të vitit 2000, dhe turneu zgjati një muaj,nga data 9 qershor 2006 deri më 9 korrik 2006.Ndeshjet kualifikuese për fazën finale nisën në shtator të 2003, me pjesëmarrjen e 198 ekipeve kombëtare nga 6 kontinente. Ekipi gjerman u kualifikua automatikisht si vendi pritës, ndërsa 31 ekipe të tjera fituan të drejtën për të qënë pjesëmarrëse në turne. Kjo ishte hera e parë në turnetë e Kupës së Botës ku ekipi kampion në fuqi (Brazili në këtë rast) nuk kualifikohej direkt.Motoja e reklamimit dhe e raundit final ishte: Bota si mik tek shokët. Italia u shpall ekipi kampion i turneut[1]; hera e katërt në historinë e saj. Në ndeshjen finale, ata mundën ekipin e Francës pas gjuajtjes së penalltive 5-3, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1[1].Kupa e fituesit iu dorëzua kapitenit italian Fabio Cannavaro nga zv/presidenti i FIFA-s Lennart Johansson, dhe jo nga presidenti Joseph Blatter[2].Në ndeshjen për vendin e 3të, Gjermania mposhti Portugalinë me rezultatin 3-1.
FIFA Kampionati Botëror i Futbollit 2006 | |
---|---|
2006 FIFA World Cup Germany | |
![]() | |
Vendi Organizator | Gjermania |
Hapja e lojës | 9 qershor 2006 |
Përfundimi | 9 korrik 2006 |
Numri i Ndeshjeve | 64 |
Shikues | 3,359,439 (Ø: 0 për lojë) |
Golashënuesi | Miroslav Klose për Gjermanin 5 Gola |
Lojtarë të mirë | Zinedine Zidane (francë) |
![]() |
9 (Ø: 0,14 për lojë) |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/9/9a/Stadiumet.jpg/320px-Stadiumet.jpg)