Kampionati Botëror i Futbollit 2018
From Wikipedia, the free encyclopedia
2018 FIFA Kupa e Botës ishte edicioni i 21të i FIFA Kupës së Botës, një turnament ndërkombëtar futbolli që zhvillohet një herë në katër vite dhe që luhet midis ekipeve kombëtare anëtar të FIFA-s. U zhvillua në Rusi nga 14 qershor 2018 e deri më 15 korrik 2018.[1] Ishte edicioni i parë i Kupës së Botës që u zhvillua në Evropën lindore, dhe edicioni i 11të i zhvilluar në Evropë.[2] Ky edicion i Kupës së Botës rezultoi të ishte më i kushtueshmi në histori me shpenzimet për organizimin e tij që arritën rreth 14.2 miljard $. Gjithashtu ishte edhe edicioni i parë ku u vendos edhe përdorimi i sistemit Video assistant referee (VAR).[3]
Чемпионат мира по футболу FIFA 2018 Chempionat mira po futbolu FIFA 2018 | |
---|---|
Detajet | |
Vendi pritës | Rusia |
Datat | 14 qershor – 15 korrik |
Skuadrat | 32 (nga 5 konfederata) |
Stadiumet | 12 (në 11 qytete pritëse) |
Renditja përfundimtare | |
Kampionët | Franca (titulli i 2-të) |
Vendi i dytë | Kroacia |
Vendi i tretë | Belgjika |
Vendi i katërt | Anglia |
Statistikat | |
Ndeshje të luajtura | 64 |
Gola të shënuar | 169 (2,64 për ndeshje) |
Pjesëmarrja | 3.031.768 (47.371 për ndeshje) |
Golashënuesi më i mirë | Harry Kane (6 gola) |
Lojtari më i mirë | Luka Modrić |
Lojtari i ri më i mirë | Kylian Mbappé |
Portieri më i mirë | Thibaut Courtois |
Çmimi Fair Play | Spanja |
Në turnament moren pjesë 32 skuadra, 31 prej të cilave siguruan pjesmarrjen nga fazat kualifikuese, kurse vendi mikpritës u kualifikua automatikisht. Njëzet nga 32 ekipet pjesmarrëse kishin luajtur gjithashtu edhe në turnamentin e vitit 2014, kurse Islanda dhe Panamaja bënë debutimin e tyre në një Kupë Bote. Gjithsej u luajtën 64 ndeshje në 12 stadiume në 11 qytete të ndryshme.[4]
Finalja u zhvillua më 15 korrik në Stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërmjet Francës dhe Kroacisë. Franca fitoi ndeshjen 4–2 për të fituar trofeun e tyre të dytë në histori, duke u bërë trofeu i katërt rresht që fitohet nga një ekip evropian.[5]