Aeronautika
mjet ushtarak / From Wikipedia, the free encyclopedia
Aeronautika (nga Greqishtja aero-ajër dhe nautis-lundërtar) është shkenca qe merret me studimin, projektimin, ndërtimin dhe/apo përdorimin e mjeteve ose makinave të afta për të fluturuar. Emri (lundërtar i qiellit) i është vënë duke qenë se fillimisht kjo shkencë merrej vetëm me përdorimin dhe manovrimin e avionit. Më vonë, me zhvillimin e jashtëzakonshëm që pati kjo fushë, Aeronautika u shndërrua në një shkencë që merret me të gjitha fenomenet e lidhura me proceset industriale dhe aplikative të nevojshme. Një nga degët e saj më të rëndësishme është Aerodinamika, e cila studion lëvizjen dhe bashkëveprimin e ajrit me objekte të ngurta të "zhytura" në të.