Albatrosi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Albatrosi është një shpend shtegtar i familjes Diomedeidae. Albatrosi minimizon konsumin e energjisë duke përdorur teknika të veçanta fluturimi.Ky zog që 92% të jetës së tij e kalon në det ka një hapje krahësh 3.5 metra. Karakteristika më kryesore e albatrosit është stili i tij i fluturimit. Ai mund të fluturojë për orë të tëra pa i rrahur krahët. Për këtë ai shfrytëzon erën, duke i vendosur krahët në pozicion të përshtatshëm.
Albatrosi | |
---|---|
Phoebastria albatrus | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | Aves |
Rendi: | Procellariiformes |
Familja: | Diomedeidae G.R. Gray, 1840 |
Genera | |
Diomedea | |
Shtrirja globale (ngjyra e kaltër) |
Duhet shumë energji për të mbajtur hapur vazhdimisht krahët me shtrirje 3.5 metra. Albatrosi mund të rrijë në këtë pozicion me orë të tëra. Kjo bëhet e mundur nga një sistem anatomik i veçantë që i është dhënë atij që në momentin e lindjes. Gjatë fluturimit, krahët e albatrosit bllokohen dhe qëndrojnë të shtrira horizontalisht, prandaj ai nuk ka nevojë të përdorë forcën e muskujve për t’i mbajtur ato të hapura. Kjo e ndihmon atë shumë gjatë fluturimit për kursimin e energjisë. Albatrosi nuk harxhon energji, sepse ai nuk i rreh krahët dhe nuk i mban hapur me forcën e muskujve. Fluturimi me orë të tëra, duke përdorur energjinë e erës, siguron për albatrosin avantazh tepër të madh. P.sh. trupi 10 kg i albatrosit humb vetëm 1% të peshës kur fluturon për 1000 km. Kjo është një humbje jashtëzakonisht e ulët. Njeriu ka ndërtuar aeroplanë pa motorë që përdorin teknikën e habitshme të albatrosit.