![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/79/Aleksandar_Vu%25C4%258Di%25C4%2587_in_2023_%2528cropped%2529.png/640px-Aleksandar_Vu%25C4%258Di%25C4%2587_in_2023_%2528cropped%2529.png&w=640&q=50)
Aleksandar Vuçiq
From Wikipedia, the free encyclopedia
Aleksandër Vuçiq (Serbisht: Александар Вучић Aleksandar Vučić, shqiptohet [aleksǎːndar ʋǔtʃitɕ], i lindur më 5 mars 1970) është politikan serb i cili është President i Serbisë që nga 31 maj 2017. Ai gjithashtu është udhëheqësi dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS).
Aleksandër Vuçiq | |
---|---|
![]() | |
Presidenti i Serbisë | |
Në detyrë 31 maj 2017 – aktiv | |
Paraprirë nga | Tomislav Nikoliq |
Kryeministër i Serbisë | |
Në detyrë 27 prill 2014 – 31 maj 2017 | |
Paraprirë nga | Ivica Daçiq |
Pasuar nga | Ana Brnabiq |
Zëvendëskryeministër i Serbisë | |
Në detyrë 27 korrik 2012 – 27 prill 2014 | |
Paraprirë nga | Ivica Daçiq |
Pasuar nga | Ivica Daçiq |
Ministër i Informacionit | |
Në detyrë 24 mars 1998 – 24 tetor 2000 | |
Paraprirë nga | Radmila Milentijeviq |
Pasuar nga | Ivica Daçiq |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 5 mars 1970 Beograd, RSF Jugosllavia |
Nënshtetësia | Serb |
Partia politike | Partia Radikale Serbe |
Punësimi | Politikan |
Nënshkrimi | ![]() |
Faqja në rrjet | Faqja zyrtare |
Përpara mandatit të tij si president Vuçiq shërbeu si Kryeministër i Serbisë nga viti 2014 deri në vitin 2017. Për më tepër, Vuçiq shërbeu si Ministër i Informacionit nga viti 1998 deri më 2000 dhe më vonë si Ministër i Mbrojtjes 2012-2013, si dhe Zëvendëskryeministri i Parë nga viti 2012 deri në 2014.
Në prill 2017, Vuçiq u zgjodh president i Serbisë me 55% të votave në raundin e parë, duke shmangur kështu një raund të dytë. Ai zyrtarisht mori detyrën më 31 maj 2017, duke pasuar Tomisllav Nikolliqin. Ceremonia e inaugurimit u mbajt më 23 qershor 2017.