Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian
Procesi i anëtarësimi të Shqipërisë në Bashkimin Evropian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Republika e Shqipërisë është një kandidat zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga qershori i vitit 2014 dhe është duke negociuar hyrjen e Shqipërisë si shtet antar i Bashkimit Evropian që nga data 24 Mars 2020.
Zyrtarisht u njoh nga BE si "shtet kandidat potencial" në vitin 2000, Shqipëria filloi bisedimet me Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit (MSA) në vitin 2003. Për këtë u ra dakord me sukses dhe u nënshkrua më 12 qershor 2006, duke kompletuar kështu hapin e parë të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Shqipëria aplikoj për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 28 prill 2009.
Duke ndjekur hapat e shteteve që u bashkuan në BE në vitin 2004, Shqipëria ka qenë e angazhuar gjerësisht me institucionet e BE-së, dhe u bashkua me NATO-n si një anëtar i plotë në vitin 2009.[1]