Argjentina
From Wikipedia, the free encyclopedia
Argentina, zyrtarisht Republika Argjentine (Spanjisht: República Argentina), është një republikë federale që ndodhet në juglindje të Amerikës së Jugut. Ajo kufizohet nga Bolivia dhe Paraguai në veri, Brazili në verilindje, Uruguai dhe Oqeani Atlantik në lindje, Kili në perëndim dhe Ngushtica e Drakes në jug.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Republika Argjentine República Argentina (spanjisht) | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Vendndodhja e Argjentinës (e gjelbër e errët dhe territoret e pretenduara e gjelbër e hapur)
| |||||
Moto Kombëtare | "En unión y libertad" (Në bashkim dhe liri) | ||||
Himni Kombëtar | "Himno Nacional Argentino" (Himni Kombëtar Argjentina) | ||||
Kryeqyteti | Buenos Aires gjithashtu qyteti më i madh | ||||
Gjuha zyrtare | Spanjisht | ||||
Pavarësia | 9 korrik 1816 | ||||
Anëtarësimi në OKB | 24 tetor 1945 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë federale presidenciale | ||||
President | Javier Milei | ||||
Nënpresident | Victoria Villarruel | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë | Vëndi i 8-të 2.780.400 km² 1,57 | ||||
Popullsia (2015) – totale – dendësia | Vëndi i 32-të 43.417.000 banorë 14,4 banorë/km² | ||||
PBB (2015) PBB për banor | 578,705 miliard dollarë 13.428 dollarë | ||||
Monedha | Peso (ARS) | ||||
Zona kohore | UTC-3 | ||||
Prefiksi telefonik | +54 | ||||
Kodi i internetit | .ar | ||||
Kodi ISO 3166-1 | AR |
Me një sipërfaqe prej 2.780.400 km², Argjentina është vendi i tetë më i madh në botë, i dyti i madh në Amerikën Latine, dhe më i madhi shtet spanjisht-folës. Argjentina pretendon sovranitetin mbi pjesë të Antarktidës, Ishujt Malvinas (spanjisht: Islas Malvinas), Ishujt Gjeorgjia Jugore dhe Sanduiçi jugor. Vendi është i ndarë në njëzet e tre provinca dhe një qytet autonom, Buenos Aires, i cili është kryeqyteti federal i vendit, siç u vendos nga Kongresi. Provincat dhe kryeqyteti kanë kushtetutat e tyre, por ekzistojnë nën një sistem federal.
Prania e hershme e regjistruar e njerëzimit në zonën e sotme të Argjentinës daton që në periudhën paleolitike. Vendi i ka rrënjët e tij në kolonizimin spanjoll të rajonit gjatë shekullit të 16-të. Argentina rrit si shtet pasardhës i nënmbretërisë Rio de la Plata, një nënmbretëri spanjolle e përtej detit themeluar në vitin 1776. Deklarata dhe lufa për pavarësi (1810-1818), u pasua nga një luftë civile e gjatë që zgjati deri në vitin 1861, duke arritur kulmin në riorganizimin e vendit si një federatë e krahinave me Buenos Aires si kryeqytetin e tij. Vendi gëzoi pas kësaj një paqe dhe stabilitet relativ, me valë masive të emigracionit evropian duke riformësuar radikalisht pamjen e saj kulturore dhe demografike. Rritja pothuajse-pashembullt në prosperitet e bëri Argjentinën vendin e shtatë më të pasur, e të zhvilluar në botë në fillim të shekullit të 20-të.
Pas vitit 1930 Argentina ra në paqëndrueshmëri politike dhe kriza periodike ekonomike që e cuan atë në moszhvillim, edhe pse ajo mbeti ndër pesëmbëdhjetë vendet më të pasura deri në mesin e shekullit të 20-të. Argentina ruan statusin e saj historik si një fuqi e mesme në çështjet ndërkombëtare, dhe është një fuqi rajonale shquar në Amerikën Latine.
Argjentina ka ekonominë e dytë më të madhe në Amerikën e Jugut, të tretën më të madhe në Amerikën Latine dhe është anëtare e Grupi-15 (G-15) dhe Grupit-20 (G-20) të ekonomive më të mëdha. Ajo është gjithashtu anëtare themeluese e Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Tregtisë, Mercosur-it, Unionit të Kombeve të Amerikës së Jugut, Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe të Karaibeve dhe të Organizatës së Shteteve Ibero-Amerikane. Ajo është vendi me Indeksin e lartë Zhvillimit Njerëzor në Amerikën Latine me një vlerësim të "shumë i lartë". Për shkak të stabilitetit, madhësinë e saj të tregut dhe rritjes së sektorit të teknologjisë së lartë, Argentina klasifikohet si ekonomi me të ardhura të larta.