Arkitektura e lashtë kineze prej druri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arkitektura e lashtë kineze prej druri është midis më pak të studiuarave të ndonjë tradite të madhe botërore arkitekturore nga këndvështrimi perëndimor. Megjithëse historia arkitekturore e Kinës është shumë e hershme, përshkrimet e arkitekturës kineze janë shpesh të kufizuara në të mirënjohurin Qytet ë Ndaluar me pak të tjerë të shqyrtuar nga perëndimorët.[1] Megjithë veçoritë e zakonshme të arkitekturës kineze kanë qenë përmbledhur në një fjalor që ilustronte format dhe metodat e veçanta kinezse, deri së fundmi nuk ka pasur të dhënat të disponueshme. Për shkak të mungesës së njohurisë së rrënjëve arkitekturore kineze, përshkrimi i elementeve të saj është përkthyer shpesh në termat perëndimore të teorisë arkitekturore, duke humbur kuptimin e tyre unik.[2] Një shkak i kësaj mangësie është se dy manualet arkitekturore më të rëndësishme të Kinës, Manuali Yingzao Fashi i Dinastisë Song dhe Standardet e Arkitekturës Qing nuk janë përkthyer kurr në ndonjë gjuhë perëndimore.