Shtjefën Gjeçovi
prift dhe studiues shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Shtjefën Gjeçovi, lindur Hilë Gjeçovi (Janjevë, 3 tetor 1873 - Zym, 14 tetor 1929) ka qenë frat françeskan, arsimtar, mbledhës folklori, arkeolog dhe publicist shqiptar. U shqua për punën kërkimore të mbledhjes së traditave dhe mënyrës së jetesës të shqiptarëve të veriut dhe veçanërisht për kodifikimin e përmbledhjeve të lëndës kanunore. Veprimtaria e tij mbuloi gjithashtu përpjekjet e kohës për afrimin e Kishës Katolike me Uniatizmin dhe Kishën Ortodokse shqiptare.[1]
Fakte të shpejta
Emri | Shtjefën |
Mbiemri | Gjeçovi |
Lindur më | 3 Tetor 1873 |
Lindur në | Janjevë, Vilajeti i Prizrenit, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 14 apo 23 tetor 1929 |
Vdiq në | Zym, Mbretëria Jugosllave |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Klerik, Folklorist, Arkeolog, Publicist |
Mirënjohje | |
* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë | |
Mbylle