Aubrey de Grey
From Wikipedia, the free encyclopedia
Aubrey David Nicholas Jasper de Grey, lindi me 20 prill 1963 në Londër, Angli, është bashkëpunëtor kompjuterik i FlyBase facility, University of Cambridge, në departamentin e gjenetikës , Universiteti i Kembrixhit, Angli si edhe biomjek gerontolog. Ai është duke punuar në përshpejtimin e zhvillimit të një "shërimi" (kure) kundër plakjes njerëzore, një qëllim mjekësor sipas tij si "engineered negligible senescence" (mplakje e papërfillshme inxhenierike). Si përfundim, ai ka njohur (identifikuar) shtatë zonat e ecurisë (procesit) së plakjes që duhet drejtuar mjekësisht para se të bëhet kjo. Ai është intervistuar vitet e fundit nga BBC, New York Times, Fortune Magazine, dhe Popular Science.
Para punës së tij në biologjinë molekulare dhe qelizore, de Grey ka ushtruar zyrtarisht punën si shkencëtar komjuterik. Në vitin 1985 mori titullin Bachelor of Arts (Diplomues i Arteve) në shkencën kompjuterike të Kembrixhit. Në vitin 1995 de Grey ktheu vëmendjen kah biologjia e plakjes dhe botoi librin The Mitochondrial Free Radical Theory of Aging ISBN 1-58706-155-4). (Teoria e Lirë Rrënjësore e Plakjes Mitokondrinore). Ndihmesat e librit në biologjinë molekulare të mitokondrisë u pritën mirë në këtë fushë. Libri gjithashtu shpall se duke shmangur dëmtimin e mitokondrisë mund të zgjatet vetë ndjeshem jetëgjatësia, megjithse citon se ka të ngjarë që dëmtimi i grumbulluar në mitokondri është një shkak domethënës i mplakjes, por jo shkaku i vetëm mbizotërues. Si mirënjohje për librin e tij mbi mitokondrinë dhe botimeve të tjera, Kembrixhi i dha de Grey-s titullin "Doktor i Filozofisë" në biologji në vitin 2000.
Në Kembrixh, në vitin 2005 ai iu përkushtua një plani të hollsishëm të quajtur Strategies for Engineered Negligible Senescence (Strategjitë për Plakje të Papërfillshme Inxhenierike) (SENS) qëllimi i të cilit është të parandalojë keqësimet trupore të njohura në lidhje me plakjen.
Ai beson se pas njëzet vjetësh zbulime të mëdhaja shkencore do të mundin të fillojnë të zgjasin jetën e njeriut deri në një moshë të pakufinjtë. Për këtë qëllim , ai organizon konferenca mbi kërkimet e plakjes dhe boton një revistë shkencore me titull Rejuvenation Research.