Bekim Balaj
futbollist shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Bekim Balaj (lindur më 11 janar 1991) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues me klubin austriak Sturm Graz dhe kombëtaren shqiptare.
Balaj with FC Terek in 2016 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Bekim Abdyl Balaj | ||
Datëlindja | (1991-01-11) 11 janar 1991 (33 vjeç) | ||
Vendlindja | Reç, Shkodër, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.88 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Sturm Graz | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2002–2009 | Vllaznia | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2010 | Vllaznia | 38 | (17) |
2010–2011 | Gençlerbirliği | 1 | (0) |
2011–2012 | Tirana | 37 | (16) |
2012–2014 | Sparta Prague | 12 | (3) |
2013–2014 | → Jagiellonia Białystok (huazim) | 31 | (7) |
2014–2015 | Slavia Prague | 13 | (3) |
2015–2016 | Rijeka | 46 | (18) |
2016–2019 | Akhmat Grozny | 61 | (12) |
2019– | Sturm Graz | 10 | (4) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008–2010 | Shqipëria U19 | 6 | (3) |
2010–2012 | Shqipëria U21 | 8 | (3) |
2012– | Shqipëria | 34 | (6) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 tetor 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 tetor 2019 |
Balaj e nisi karrierën e tij si futbollist në Shkodër te Vllaznia, duke debutuar si profesionist në moshën 17 vjeç. Gjatë tre sezoneve ai regjistroi 13 gola në 53 ndeshje para se të kalonte në Turqi te Gençlerbirliği. Atje Balaj nuk luajti pothuajse fare duke u rikthyer në Shqipëri për të luajtur me Tiranën, ku sulmuesi la mbresa me performancat e tij, duke u transferuar sërisht jashtë shtetit, këtë herë në Republikën Çeke te Sparta Prague.
Gjatë kohën së tij te Sparta, Balaj u huazua për sezonin 2013–14 te Jagiellonia Białystok në Poloni para se të rikthehej te klubi mëm për sezonin e ardhshëm. Në janar 2015, ai u transferua në Kroaci te Rijeka ku luajti për një sezon e gjysëm. Në periudhën 2016–2019, Balaj luajti me Akhmat Grozny në Rusi para se të transferohej te Sturm Graz në korrik 2019.
Balaj filloi karrierën e tij ndërkombëtare me ekipin nën-19 në vitin 2008, kurse dy vite më vonë luajti edhe me ekipin nën-21. Ai debutoi me kombëtaren e të rriturve në vitin 2012 dhe luajti një rol të rëndësishëm në fushatën e suksesshme kualifikuese të Shqipërisë për UEFA Euro 2016, duke shënuar një gol spektakolar në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë. Ai u zgjodh për finalet e turnamentit, duke bërë debutimin në ndeshjen e tretë të grupit A kundër Rumanisë.