Bioenergjia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fjala bioenergji rrjedh nga fjalët greke: bio- jetë dhe energji- punë, veprim.
|
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Njeriu ekziston duke u shërbyer me energji universi, pra njeriu nuk është i kufizuar vetëm me lëkurën e vet, por edhe me potencialin e pakufizueshëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Këto rreze, kjo energji qarrkullon nëpër trupin e tij, nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike, të ashtuquajtura ÇAKRA (qendrat e energjisë. Gjithsej janë shtatë) dhe mbanë organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm. Derisa në fizik, kjo energji vepron për kryerjen e një veprimi ose pune në botën e jashtme materiale, në psikologji kjo energji vepron për gjallërimin e aktivitetit psikik, kuptimeve mentale, përjetimeve emocionale etj.
Bioenergjia përdoret për shërimin e sëmundjeve ose lehtësimin e dhembjeve tek të sëmurit, me anë të furnizimit natyror me energji, pa ndihmën e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinë tonë personale, me anë të duarve, mbi trupin e personit të sëmurë, pa e prekur atë. Edhe G. Jungu në teorin e tij të "vetëdijes kolektive...", thotë se njeriu është qenie psikoenergjetike dhe se shëndeti i tij varet nga ajo se si energjia kalon nëpër trupin e tij, madje, çfarë ndien, mendon, dëshiron etj.