![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/94/Inter_latinos_aristotelis_interpretes_et_aetate_primi%252C_et_doctrina_praecipui_dialectica.tif/lossy-page1-640px-Inter_latinos_aristotelis_interpretes_et_aetate_primi%252C_et_doctrina_praecipui_dialectica.tif.jpg&w=640&q=50)
Boetius
From Wikipedia, the free encyclopedia
Anicius Manlius Torquatus Boethius ose Boetius lindi në Romë rreth vitit 455 ku familja e tij që ngaherë pat ushtruar detyra të larta shtetërore. Në moshën dhjetë vjeçare u dërgua në Athinë për të mësuar greqishten dhe shkencat tjera të kohës. Qëndroi këtu plot tetëmbëdhjetë vjet dhe gjatë kësaj kohe përktheu veprat e dijetarëve më eminentë si Ptolemeun, Nikomakun, Arkimedin, Euklidin, Platonin e Aristotelin. U kthye në Romë në moshën tredhjetë e dy vjeçare ku u emërua konsull i vetëm gjatë vitit 485. Po në këtë vit, martohet me vajzën e Simakut që ishte prefekt i Romës, konsull dhe « princ i senatit ». Në vitin 500, me ardhjen e lavdishme në pushtet të mbretit të Ostrogotëve Teodorikut, Boetiusi emërohet senator kurse më 510, Misnistër i Teodorikut. Më 522 është udhëheqës i ofiqeve. Megjithatë, përfundon i ekzekutuar me urdhër të Teodorikut dikund brenda viteve 524-526.
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/94/Inter_latinos_aristotelis_interpretes_et_aetate_primi%2C_et_doctrina_praecipui_dialectica.tif/lossy-page1-640px-Inter_latinos_aristotelis_interpretes_et_aetate_primi%2C_et_doctrina_praecipui_dialectica.tif.jpg)
Vepra e Boetiusit është me një rëndësi të veçantë në përcjelljen e pasurive të lashta filozofike në kohët e mesjetës dhe atyre të mëvonshme. Përkthimet e tij, ishin udhëzim për mesjetën. Ai krijoi definime të mirëfillta filozofike në gjuhën latine por edhe definicione me perkufizime të sakta mbi kutimet për teologjinë mesjetare si « natyra », qenia » dhe shum të tjera. Vepra e tij Consolatio Philosophiae është pjesë e thesarit të letërsisë botërore dhe njëherit një ndër më të lexuarat gjatë Mesjetës dhe Rilindjes. Këtu gjejmë pasurinë e parimeve më të rëndësishme të të persiatjes dhe urtësisë antike. « Ngushëllimi nga filozofia », Boetiusi e shkroi në burg dhe si që kuptohet nga vet titulli, ai kërkonte lumturi e filozofia e mësonte të gjejë ngushëllimin.
Ndër meritat e mëdha të Boetiusit, si që u përmend kalimthi më lartë, janë pra disa definicione të tij. Këtu do të përmend më të famshmet :
- të prehjes apo të lumturisë së plotë : « Status bonorum omnium congregatione perfectus » ;
- të personit (individit) : «Rationalis naturæ individua substantia» dhe
- përjetësisë (amshueshmërisë) : «Interminabilis vitae tota simul et perfecta possessio».