Bolzano
komunë italian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Bolzano (italisht; gjermanisht: Bozen; ladinisht: Balsan ose Bulsan) është qytet në Itali. Qyteti shtrihet në pjesën e zgjeruar të luginës së lumit Izarko (Eisack) pikërisht në vendin ku në këtë lumë derdhet dega e tij Talvera dhe është i rrethuar nga një vijë e pandërprerë malesh. Lugina ka formën e një Y-së : në të majtë është një kthesë e gjerë që të çon në Merano/Meran ; në të djathtë ngushtohet nga malet.
Bolzano
Bolzano | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 104 841 |
Emri i banorëve | bolzaninë |
{{{postal_code_type}}} | 39100 |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
Zona e qendrës, që është dhe më antikja, është e përbërë nga rrugë të ngushta dhe ndërtesa shtetërore, fetare dhe civile që i përkasin shekullit të XIV dhe XIX. Kur arrin në qendër kupton menjëherë qe ndodhesh ne një qytet nordik : arkitektura e ndërtesave shtetërore dhe private, çatitë, parmaqet e dritareve dhe ballkonet, harqet, ku tregtarët ekspozojnë mallrat që i përkasin një mode dhe një artizanati tipik të krahinës alpine, kafetë "vjeneze", që ofrojnë cepa të rehatshëm për biseda dhe lexime gazetash. Janë këto aspekte të Bolzanos që tërheqin vizitorët e huaj.