Bullgaria
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bullgaria (bullgarisht: България) zyrtarisht Republika e Bullgarisë (bullgarisht: Република България), është një vend në Evropën Juglindore. Ajo kufizohet nga Rumania në veri, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në perëndim, Greqia dhe Turqia në jug, dhe Deti i Zi në lindje. Me një territor prej 110.994 kilometra katrorë, Bullgaria është shteti i 16-të më i madh në Europë.
Republika e Bullgarisë Република България | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Vendndodhja e Bullgarisë (e gjelbër e errët)
–
në Europë
(
e gjelbër & gri e errët)
| |||||
Moto Kombëtare | "Съединението прави силата" (Bashkimi bën fuqinë) | ||||
Himni Kombëtar | "Мила Родино" (Atdhe i dashur) | ||||
Kryeqyteti | Sofja | ||||
Gjuha zyrtare | Bullgarisht | ||||
Anëtarësimi në OKB | 14 dhjetor 1955 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Parlamentare | ||||
President | Rumen Radev | ||||
Kryeministër | Boyko Borisov | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë | Vëndi i 105-të 110.994 km² 0,3 | ||||
Popullsia (2011) – totale – dendësia | Vëndi i 98-të 7.364.570 banorë 66,2 banorë/km² | ||||
PBB (2015) PBB për banor | 57,596 miliard dollarë 8.037 dollarë | ||||
Monedha | Lev (BGN) | ||||
Zona kohore – zakonisht – në verë |
UTC+2 UTC+3 | ||||
Prefiksi telefonik | +359 | ||||
Kodi i internetit | .bg | ||||
Kodi ISO 3166-1 | BG |
Kjo faqe momentalisht është e mbrojtur nga editimi. Për me tepër detaje lexo politikat e mbrojtjes dhe regjistrin e mbrojtjeve. Jeni të lutur të diskutoni çdo ndryshim në faqen e dskutimit; ju mund të përdorni stampën {{editprotected}} për ti kërkuar një administratori të bëni redaktimin nëse ky redaktim mbështetet me konsensus. Gjithashtu ju mund të kërkoni që kësaj faqeje ti hiqet mbrojtja. |
Kulturat e organizuara prehistorike filluan zhvillimin në tokat bullgare gjatë periudhës neolitike. Historia e saj e lashtë përfshin praninë e trakëve dhe më vonë persianëve, greqishtfolësit antike dhe romakëve. Shfaqja e një shteti të unifikuar bullgar daton në themelimin e Perandorisë së Parë bullgare në 681 Pas Krishtit, e cila dominoi pjesën më të madhe të Ballkanit dhe funksiononte si një qendër kulturore për sllavët gjatë Mesjetës. Me rënien e Perandorisë së Dytë Bullgare në 1396, territoret e saj ranë nën sundimin osman për gati pesë shekuj. Lufta Ruso-Turke (1877–1878) çoi në formimin e Shtetit të Tretë Bullgar. Vitet në vijim panë disa konflikte me fqinjët e saj, gjë që shkaktoi Bullgarinë të lidhej me Gjermaninë në të dy luftërave botërore. Në vitin 1946 Bullgaria u bë një shtet socialist një-partiak, si pjesë e bllokut lindor të kryesuar nga sovjetikët. Në dhjetor të vitit 1989 Partia Komuniste në pushtet lejoi zgjedhjet shumëpartiake, gjë që më pas çoi në tranzicionin e Bullgarisë në një demokraci dhe një ekonomi të bazuar në treg.
Popullsia e Bullgarisë është kryesisht e urbanizuar dhe kryesisht e përqendruar në qendrat administrative të 28 provincave të saj. Shumica e aktiviteteve tregtare dhe kulturore janë përqendruar në kryeqytet dhe qytetin më të madh, Sofje. Sektorët më të fortë të ekonomisë janë industria e rëndë, prodhimi i energjisë, dhe bujqësia, të cilat mbështeten në burimet natyrore lokale.
Struktura aktuale politike e vendit daton në miratimin e një kushtetute demokratike në vitin 1991. Bullgaria është një republikë parlamentare unitare me një shkallë të lartë të centralizimit politik, administrativ, dhe ekonomik. Ajo është anëtare e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Këshillit të Evropës. Bullgaria ishte shtet themelues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); dhe ka marrë një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tri herë.