futbollist spanjoll From Wikipedia, the free encyclopedia
Dídac Vilà Rosselló (lindur më 9 qershor 1989) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan aktualisht në La Liga me skuadrën e Real Betis i huazuar nga AC Milan. Dídac është një mbrojtës i mjatë.
Dídac përpara një ndeshje me Spanjën U21 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Dídac Vilà Rosselló | ||
Datëlindja | 9 qershor 1989 | ||
Vendlindja | Mataró, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës i majtë | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Espanyol | ||
Numri | 12 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1998–1999 | Mataró | ||
1999–2008 | Espanyol | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2008–2010 | Espanyol B | 40 | (3) |
2010–2011 | Espanyol | 24 | (0) |
2011–2015 | Milan | 1 | (0) |
2011–2012 | → Espanyol (huazim) | 37 | (2) |
2013–2014 | → Betis (huazim) | 12 | (0) |
2014–2015 | → Eibar (huazim) | 15 | (0) |
2015–2017 | AEK Athens | 58 | (3) |
2017– | Espanyol | 23 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008 | Spanja U19 | 2 | (0) |
2009 | Spanja U20 | 6 | (0) |
2011 | Spanja U21 | 8 | (0) |
2012 | Spanja U23 | 1 | (0) |
2011– | Katalonja | 2 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 tetor 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 dhjetor 2015 |
Lindur në Mataró, Barcelona, Katalonia, Dídac u bashkua me klubin lokal të RCD Espanyol që në moshën 10 vjeç, duke hyrë në skuadrën e moshave. Ai debutoi për skuadrën e parë në sezonin 2008–09, gjithashtu ai ndihmoi edhe skuadrën e rezervave që të fitonte divizionin e katërt.
Ai u vendos në skuadrën e parë nga trajneri Mauricio Pochettino. Dídac bëri debutimin e tij në La Liga më 30 janar 2010 në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Athletic Bilbao.[1] Ai e përfundoi sezonin e parë si profesionist me 11 ndeshje (duke i luajtur të gjitha si titullar për 90 minuta), dhe skuadra e tij e përfundoi sezonin në mesin e tabelës.
Pasi humbi muajtë e parë të sezonit 2010–11 për shkak të problemeve fizike, Dídac edhe një herë ishte zgjedhja e parë në formacionin e Espanyolit. Më 28 janar 2011, ai u ble nga gjigjani italian A.C. Milan.[2]
Pasi luajti vetëm një ndeshje me skuadrën italiane, Dídac u rikthyue sërisht herët në qershor tek Espanyol, ai u huazua për vetëm një sezon. Gjatë sezonit kur ishte në huazim tek Espanyoli, Dídac humbi vetëm 1 ndeshje gjatë gjithë sezonit, ai shënoi edhe dy gola.[3][4]
Në fillim të sezonit 2012–13, Dídac do t'i bashkohej Valencias në formën e huazimit,[5][6] por marrëveshja e prish sepse lojtari spanjoll nuk i kaloi testet mjeksore.[7][8] Lojtari më pas ju nënshtrua një operacioni, duke dështuar për të bërë një ndeshje zyrtare për Rossonerët.
Për sezonin 2013–14, Dídac u huazua tek Real Betis.[9]
Në vitin 2011, Dídac u thirr për herë të parë për të luajtur me kombëtaren nën-21. Në atë vit, ai u thirr nga trajneri Luis Milla edhe për të luajtur në kampionatin europian të moshave U–21 që u zhvillua në Danimarkë, ai luajti në të gjitha ndeshjet nga 90 minuta me Spanjën që u shpall kampione. Ai ishte në formacionin më të mirë të turnamentit sëbashku me shokët spanjoll si David de Gea, Ander Herrera, Javi Martínez, Thiago Alcântara, Juan Mata dhe Adrián.
Skuadra | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Europa | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Espanyol B | 2008–09 | 30 | 3 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 33 | 3 |
2009–10 | 10 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 10 | 0 | |
Total | 40 | 3 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 43 | 3 | |
Espanyol | 2008–09 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 |
2009–10 | 11 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 11 | 0 | |
2010–11 | 13 | 0 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 16 | 0 | |
2011–12 | 37 | 2 | 1 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 40 | 3 | |
Total | 61 | 2 | 5 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 68 | 3 | |
Milan | 2010–11 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 |
2012–13 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
Total | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | |
Karriera në total | 101 | 5 | 8 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 112 | 6 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.