Demir Hyskja
aktor shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Demir Hyskja ishte një aktor i mirënjohur shqiptar. U lind më 2 janar, 1917 në Berat. Vdiq më 2 korrik, 1996.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Fakte të shpejta U lind në, Vdiq ...
Demir Hyskja | |
---|---|
U lind në | 2 janar 1917 në Berat |
Vdiq | 2 korrik 1996 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Aktor |
Titulli | Artist i Popullit |
Mbylle
Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1948-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1968 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Për Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme, deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.