![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c4/New_Democracy_new_logo.svg/langsq-640px-New_Democracy_new_logo.svg.png&w=640&q=50)
Demokracia e Re (Greqi)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Nea Dimokratia (greqisht Νέα Δημοκρατία, në kuptimin Demokracia e Re) është parti politike në Greqi, që dallohet për orientimin e saj të kombinuar liberal e konzervartiv. Partia u themelu më 1974 nga Konstantinos Karamanlis, pas rëzimit të diktaturës ushtarake. Nën regjimin e Karamanlisit Greqia nënshkrojë disa marrveshje me Bashkimin Evropian si ajo për asocimit, bashkësisë ekonomike dhe anëtarsi i plotë i Greqisë më 1981 në Bashimin Evropian.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c4/New_Democracy_new_logo.svg/250px-New_Democracy_new_logo.svg.png)
Simbolet e partisë Nea Dimokratia janë incialet N
dhe Δ
. Në mes të këtyre dy shkronjave depërton një dorë e djathtë e cila mbanë një flakatare me flakë të kuqe. Ngjyra simbolike e partisë është e kaltërta.
Ylberimi i drejtimeve politike është i gjërë. Vetë themeluesi Karamanlisi, më parë i takonte partisë së djathtë ERE (Ethniki Rizospastiki Enosis = Unioni Etnik Radikal). Ky me partin e re, me një program liberal mundohej ta paraqiste një vijë politike moderne dhe progresive. Në të u bashkuan liberalët e rinj, socialkonzervativët, rojalistët si dhe mbështetës me pikëpamje krishtere-ortodokse të unionit qendrorë. Llogarite që kjo lidhje-parti të jetë si parti më e rëndësishmja dhe prirëse e konzervativëve në Greqi. Në niveli evropian merret si Parti popullore Evropiane.