Dervish Hima
politikan shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ibrahim Mehmet Naxhi ose Dervish Hima (Strugë ose Ohër, 1872/1873 - Tiranë, 13 prill 1928) ka qenë ndër propagandistët dhe publicistët më aktivë të diasporës shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare. Dënonconte absolutizmin e sulltanit Abdyl Hamit II, duke kërkuar autonominë për Shqipërinë dhe krijimin e vilajetit autonom shqiptar, si dhe hapjen e shkollave shqipe.