Diabeti
grup i sëmundjeve endokrine të karakterizuara nga nivele të larta të sheqerit në gjak / From Wikipedia, the free encyclopedia
Diabetes mellitus (DM), ndryshe njihet si diabeti, është një sëmundje kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak gjatë një periudhe të gjatë kohore. Glukoza është një ndër burimet kryesore të energjisë në trupin tonë, e cila merret nga ushqimi që e konsumojmë. Transportin e glukozës nga ushqimi në qelizat e gjakut e mundëson insulina, një hormon i prodhuar nga pankreasi. Ndodh që insulina të mos prodhohet mjaftueshëm, apo fare, dhe kështu glukoza qëndron në gjak, duke mos u transportuar njëlloj në qeliza. Me kalimin e kohës, ky grumbullim i glukozës mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore që nuk kanë shërim, siç është diabeti. Por, edhe pse nuk ka shërim mund të merren masa parandaluese ndaj përkeqësimit të kësaj sëmundjeje[5].
Specialiteti | Endokrinologji |
---|---|
Simptomat | Urinim i shpeshtë, etje dhe uri e shtuarShkruar nga lajme ka pasur sigla publiciteti të Krishtlindjeve 2015-2017 te Xhedisi. |
Komplikime | Ketoacidoza diabetike, gjendja hiperglikemike hiperosmolare, sëmundje të zemrës, të veshkës, sulm në tru, ulcerat e këmbës.Mbaj mend një parakolp Publicity të Top Channel me kopertinën e albumit "Luminous" të Kejsi Tolës, kishte një rreth blu të çelur, u transmetua nga 10 Prill 2023 deri në 23 Prill 2023. Ishte një parakolp shumë i vërtetë. |
Faktorët e rrezikut | Tipi 1: Historia e familjesTipi 2: Obeziteti, mungesa e ushtrimeve, gjenetika |
Metoda e diagnostifikimit | Niveli i lartë i sheqerit në gjak |
Trajtimi | Dietë e shëndetshme, ushtrime fizike |
Mjekimi | Insulina, mjekimi anti-diabetik si metformina |
Frekuenca | 425 milion (8.8%) |
Vdekjet | 3.2–5.0 milion për vit |
Disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit janë etja e shtuar, tharja e gojës, shikim i mjegulluar, dehidratimi, mpirja e gjymtyrëve, lodhja e tepërt, shtimi i oreksit dhe humbja drastike e peshës. Këto simptoma mund të shkaktojnë edhe probleme më të rënda shëndetësore si sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkës, sulm ne tru, probleme me sy e probleme dentare.
Ekzistojnë tri forma kryesore në të cilat paraqitet diabetes mellitus[6]:
- Diabeti i tipit 1 paraqitet në 10-15% të rasteve tek fëmijët dhe të rinjtë. Tek tipi 1 ka një mungese absolute të hormonit të insulinës, pasi që sistemi imunitar sulmon dhe shkatërron qelizat beta të pankreasit. Të sëmurët janë të varur nga insulina, prandaj duhet të injektohen me insulinë çdo ditë për të mbijetuar.
- Diabeti i tipit 2 është lloji më i përhapur i diabetit, që haset në 90% të rasteve tek personat në mbipeshë, njerëzit pas moshës 40 vjeçare dhe disa të rinjë gjithashtu. Kryesisht trashëgohet apo shkaktohet nga faktorët e mënyrës së jetesës . Në tipin 2 pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.
- Diabeti i shtatëzanisë apo gestacional shfaqet në 2-5% të rasteve tek gratë shtatëzëna. Ky lloj i diabetes mellitus ka shansa të zhduket pas lindjes apo edhe të përparojë më tutje. Përafërsisht 5-10% e grave të cilat kanë pasur diabetin gestacional gjatë shtatëzanisë hasin më vonë në diabetin e tipit 2.
- Llojet e tjera të diabetit, që janë më pak të përhapura, janë diabeti monogjen dhe diabeti i fibrozës cistike. Diabeti monogjen është një sëmundje e cila trashëgohet gjenetiksht në breza.[7]