![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/42/Diphallia_01.jpg/640px-Diphallia_01.jpg&w=640&q=50)
Diphallus
From Wikipedia, the free encyclopedia
Diphallus (njihet edhe me emrat Diphallia, ose dublikimi i penisit (Penile Duplication = PD) është një gjendje mjekësore në të cilën bebja mashkull lind me dy penise. Vlerësimet statistikore tregojnë se një në 5 milion-5,5 milion meshkujsh të lindur gjallë lind me këtë difekt të lindur.
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/42/Diphallia_01.jpg/320px-Diphallia_01.jpg)
Diphallus zakonisht shoqërohet edhe me anomali të tjera të lindura, si për shembull, dublikimi i veshkave, shtyllës kurrizore, pjesës së poshtme të traktit tretës ose i anusit. Po ashtu këta fëmijë kanë shumë rrezik të lindin me spina bifida. Fëmijët e lindur me diphallus dhe gjendje mjekësore të lidhura me të, kanë një normë më të madhe vdekjesh nga infeksionet e ndryshme për shkak të sistemeve më të komplikuara të veshkave (sistemi urinar) dhe atij të jashtëqitjes.
Mendohet se diphallus ndodh gjatë zhvillimit të fetusit ndërmjet ditës së 23-të dhe ditës së 25-të të zhvillimit të embrionit, kur një dëmtim fizik, stres kimik ose çrregullim i sekuencës ADN homeobox të gjeneve pengon funksionimin e duhur të qelizave të padiferencuara të pjesës së fundit të shtyllës kurrizore (quhet ndryshe edhe zona e bishtit) të mesodermit të fetusit në kohën kur sinusi urogenital ndahet nga grupi i qelizave gjenitale dhe rektumi për të formuar penisin.
Për herë të parë kjo gjendje mjekësore u regjistrua në vitin 1609. Që nga ai vit janë regjistruar rreth 100 meshkuj me këtë gjendje shëndetësore.
Diphallus është një gjendje mjekësore e lindur dhe nuk duhet të ngatërrohet me biseksionin gjenital, i cili është një procedurë mjekësore (operacion) e kryer me pëlqimin e pacientit dhe gjatë së cilës kryhet ndarja e penisit për së gjati.