![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/76/Gerade.svg/langsq-640px-Gerade.svg.png&w=640&q=50)
Drejtëza
From Wikipedia, the free encyclopedia
Drejtëza në hapësirë paraqet pikat e përbashkëta të dy planeve joparalele.[1]Drejtëza është vijë e drejtë e pakufizuar në asnjërën anë, pra ajo zgjatet në pafundësi në të dyja drejtimet. Ajo është një ndër konceptet themelore të gjeometrisë dhe më gjerë, të matematikës.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/76/Gerade.svg/320px-Gerade.svg.png)
Drejtëza është bashkësia e pikës A, pikës B dhe bashkësia e të gjitha pikave në mes pikës A dhe B si dhe bashkësia e të gjitha pikave përtej pikës A parë nga pika B dhe bashkësia e të gjitha pikave përtej pikës B parë nga pika A.
Në veprën e Euklidit, Elementet, drejtëza përkufizohet si një vijë e drejtë 'pa gjërësi' e cila 'shtrihet në mënyrë të barabartë në lidhje me pikat e vetvetes'
Ka 3 lloje vijash të drejta:
Drejtëza: Një vijë e drejtë e cila nuk ka as fillim dhe as fund.
Gjysmëdrejtëza: Një vijë e drejtë e cila ka fillim por nuk ka fund.
Segmenti: Një vijë e drejtë që ka fillim dhe fund.
Çiftet e drejtëzave:
Drejtëza prerëse:Dy drejtëza që kanë një pikë të përbashkët,quhen drejtëza prerëse.
Drejtëza pingule:Dy drejtëza prerëse që formojnë 4 kënde të drejta, quhen drejtëza pingule .
Drejtëza paralele:Dy drejtëza që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët,quhen drejtëza paralele.