Ekonomia e Shqipërisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ekonomia e Shqipërisë ka kaluar nëpër një proces të tranzicionit nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi të tregut në parimet e tregut të lirë. Shqipëria është një vend i industrializuar me të ardhura të larta-mesatare dhe një anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Organizatës së bashkëpunimit ekonomik të detit të Zi (BSEC).
Ky artikull është i dyshimtë për nga vërtetësia, është i parregulluar, ndodhet nën titullin jo përkatës ose nuk i përmbahet rregullores mbi shkronjat shqipe. Prandaj, derisa të rregullohet, nuk mund të merret si i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Renditja | 120-ta (PPP, 2017)[1] |
---|---|
Valuta | Leku |
Viti fiskal | Viti kalendarik |
Statistika | |
PBB | $36.524 miliardë (PPP, 2017) $13.367 miliardë (Nominal, 2017)[2] |
Rritja e PBB | 3.84% (2017) |
PBB për frymë | $11,928.5 (PPP, 2016)[3] $4,146.9 (Nominal, 2016) [4] |
PBB për Sektor | bujqësia: 21.6%, industria: 14.9%, shërbimet: 63.5% (2016)[5] |
Inflacioni (CPI) | 2.4% (2018)[6] |
Popullsia nën nivelin e varfërisë | 13% (2017)[5] |
Koefiçenti Gini | 29 (2012)[5] |
Forca punëtore | 1,80 milion (2014) |
Forca punëtore sipas fushës | Bujqësia: 41.8%, Industria: 11.4%, Shërbimet: 46.8% (Dhjetor 2014)[5] |
Papunësia | 12.5% (2018)[7] 208 mijë vetë[8] |
Industritë kryesore | Parfume dhe produkte kozmetike, ushqime dhe produkte duhani; Tekstile dhe veshje; Lëndë druri, lëndë djegëse, çimento, kimikate, minierat, metalet bazë, hidrocentralet |
Indeksi i Lehtësive në Biznes | 58-ta (2016)[9] |
Të Jashtme | |
Eksporte | $1.962 miliardë (2016) |
Lloji i eksporteve | Tekstili, këpucet, asfalti, metali, mineralet, nafta bruto, nafta, perimet, frutat, duhani |
Partnerët kyesorë të eksportit | Italia 42.8% Kosova 9.7% Shtetet e Bashkuara të Amerikës 7.6% Kina 6.1% Greqia 5.3% Gjermania 4.8% (2015)[10] |
Importet | $4.6647 miliardë (2016) |
Lloji i importeve | Makineri, ushqime, tekstil, kimikate |
Partnerët kyesorë të importit | Italia 33.4% Kina 10% Greqia 9% Turqia 6.7% Gjermania 5.2% (2015)[11] (Dhjetor 2017)[5] |
Financat publike | |
Të ardhurat | $33.3 miliardë (Buxheti 2014)[12] |
Shpenzimet | $27.50 miliardë (Buxheti 2017)[12] |
Ndihmat ekonomike | Marrës: ODA: $ 366 milion (donatorët kryesorë ishin Italia, Bashkimi Evropian, Gjermania (2003 est.) |
Vlerësimi i kreditit | Standard & Poor's:[13] B+ (Domestic) |
Rezervat e huaja | $3,139 miliardë (Dhjetor 2015)[5] |
Burimi Kryesor i Të Dhënave: CIA World Fact Book Të Gjitha Vlerat Monetare Janë në USD |
Shqipëria është një vend në zhvillim me një ekonomi të bazuar në shërbim (63.5%), bujqësi (21.6%) dhe sektorin industrial (14.9%) (2016) Vendi është i pasur me burime natyrore dhe ekonomia mbështetet kryesisht në bujqësi, përpunim të ushqimit, lëndë druri, naftë, çimento, kimikate, minierat, metalet bazë, hidrocentralet, turizmi, industria e tekstilit dhe nxjerrja e naftës. Sektorët më të fuqishëm janë energjia, minierat, metalurgjia, bujqësia dhe turizmi. Eksportet primare industriale janë veshjet, kromi, nafta dhe lëndët djegëse të rafinuara. Për më tepër, Shqipëria ka depozitat e dyta më të mëdha të naftës në Ballkan dhe rezervat më të mëdha të naftës në tokë në Evropë.
Sektori i turizmit është tradicionalisht një burim i dukshëm i të ardhurave për vendin, veçanërisht gjatë muajve të verës, por edhe kohët e fundit gjatë muajve të dimrit, për shkak të rritjes së popullaritetit të sporteve të dëborës si skijimi. Me mbi 3.8 milion turistë në vit, turizmi gjeneron të ardhura më shumë se 1,5 miliardë euro.[14] Shqipëria renditet ndër 25 destinacionet më të popullarizuara turistike në Evropë dhe u votua si një nga destinacionet më të mira të turizmit në botë në 2014 nga New York Times dhe Lonely Planet.[15][16]