![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/05/Stema_e_Bashkis%25C3%25AB_Tepelen%25C3%25AB.svg/langsq-640px-Stema_e_Bashkis%25C3%25AB_Tepelen%25C3%25AB.svg.png&w=640&q=50)
Emblema e qytetit të Tepelenës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Emblema e qytetit të Tepelenës ka formën e një shqyti, me tre veçori përkatëse: fushën e kuqe, bedenat e kalasë me ngjyrë të zezë dhe luani që ngrihet mbi bedena me ngjyrë të verdhë. Ngjyra e kuqe e fushës dhe ngjyra e zezë e bedenave përfaqësojnë shenjën e flamurit tonë kombëtar, të shtetit shqiptar. Ato janë pjesë përbërse e flamurit tonë kombëtar. Njëkohësisht, ato simbolizojnë dëshirën e vendasve në shekuj për liri dhe për ta mbrojtur lirinë nga bedenat e kalasë së ndërtuar nga Pasha Aliu.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/05/Stema_e_Bashkis%C3%AB_Tepelen%C3%AB.svg/320px-Stema_e_Bashkis%C3%AB_Tepelen%C3%AB.svg.png)
Luani që ngrihet mbi bedena, me ngjyrë të verdhë, flet qartë për guximin, qëndresën, forcën dhe fitoren. Në fund të shqytës është porta e hapur, që simbolizon mikpritjen, bujarinë dhe shpitin e pastër të tepelenasve.
Emblema është kompozuar nga heraldisti i njohur Gjin Varfi.