Energjia nga baticat
From Wikipedia, the free encyclopedia
Energjia e baticës, gjithashtu e quajtur fuqia e baticës, është një formë e hidroenergjisë e cila e konverton energjinë e baticës në energji të dobishme, kryesisht elektricitet.
Edhe pse ende nuk përdoret gjerësisht, energjia nga batica ka potencial për të ardhmen e prodhimit të energjisë elektrike. Baticat janë më të parashikueshme se energjia e erës dhe energjia diellore. Në mesin e burimeve të energjisë së ripërtëritshme, energjia e baticës ka vuajtur tradicionalisht nga kostoja relativisht e lartë dhe disponueshmëria e kufizuar e vendeve me lartësi të mjaftueshme të baticave ose shejtësi rrjedhëse, kështu duke kufizuar disponueshmërinë e saj të përgjithshme.
Megjithatë, shumë zhvillime teknologjike të fundit si në dizajn edhe në teknologjinë e turbinave (p.sh. turbinat e reja axial, turbinat me kalimin e rrjedhjes), tregojnë se disponueshmëria totale e fuqisë së baticës mund të jetë shumë më e lartë se ajo e supozuar më parë, dhe se kostot ekonomike dhe mjedisore mund të ulen në nivele konkurruese.