Ermir Lenjani
futbollist shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ermir Lenjani (lindur më 5 gusht 1989) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i majtë për kombëtaren shqiptare.
Lenjani me Rennais (2016) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Ermir Lenjani | ||
Datëlindja | (1989-08-05) 5 gusht 1989 (34 vjeç) | ||
Vendlindja | Kamenicë, Kosovë | ||
Gjatësia | 1.75 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës i majtë | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2009 | Winterthur | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2012 | Winterthur U21 | 43 | (10) |
2009–2013 | Winterthur | 96 | (17) |
2010–2011 | → Grasshoppers (huazim) | 6 | (0) |
2010 | → Grasshoppers U21 (huazim) | 5 | (2) |
2013–2015 | St. Gallen | 48 | (2) |
2015–2017 | Rennes | 6 | (0) |
2015–2017 | Rennes B | 5 | (0) |
2015–2016 | → Nantes (huazim) | 20 | (1) |
2015–2016 | → Nantes B (huazim) | 1 | (0) |
2017–2020 | Sion | 83 | (14) |
2020–2022 | Grasshoppers | 61 | (1) |
2022–2023 | Ümraniyespor | 18 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2013– | Shqipëria | 45 | (6) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 qershor 2023 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 nëntor 2022 |
Lenjani e nisi karrierën e tij si profesionist te Winterthur. Pasi debutoi në vitin 2009, ai u huazua te Grasshoppers për gjashtë muaj, me të cilën ai u aktivizua edhe me ekipin nën-21. Në janar 2013, ai u transferua te St. Gallen. Pas dy vitesh, Lenjani kaloi në Francë, duke luajtur me Rennes dhe Nantes. Në vitin 2017, Lenjani u rikthye në Zvicër duke firmosur me Sion. Pas tre vitesh me Sionin, ku ai u dallua me performancat e tij, Lenjani kaloi te Grasshoppers, duke u rikthyer pas gati 10 vitesh. Në korrik 2022, Lenjani firmosi me Ümraniyespor në Turqi.
Lenjani debutoi me kombëtaren shqiptare në vitin 2013. Pas kësaj, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushatën historike kualifikuese të Euro 2016, ku Shqipëria u kualifikua për herë të parë në një Kampionat Evropian. Në finalet e Evropianit, Lenjani asistoi golin e Armando Sadikut në fitoren historike kundër Rumanisë në fazën e grupeve.