Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Duke qënë një nga Fakultetet më me emër në vend, dhe një nga institucionet më të vjetra të arsimit të lartë në Shqipëri, Fakulteti i Ekonomisë ofron programe në shkenca ekonomike në të tre nivelet e mësimdhënies: Bachelor, Master dhe Doktoraturë.
Lloji | Fakultet i Universitetit Publik Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë |
---|---|
Themelimi | 1952 |
Dekani | Prof.Dr. Dhori Kule |
Kampusi | Tirana |
Faqja zyrtare | www.feut.edu.al |
Historiku
Fakulteti i Ekonomisë u themelua në vitin 1952, me emrin Instituti i Lartë i Ekonomisë. Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Instituti u riemërtua si "Fakulteti i Ekonomisë" dhe u bë pjesë e Universitetit të sapoformuar. Në atë kohë Fakulteti i Ekonomisë ofronte diploma vetëm në dy degë: Ekonomi dhe Kontabilitet.[1]
Gjatë viteve që pasuan Fakulteti i Ekonomisë u zgjerua dhe në vitin 1990 ai ofronte programe studimi në gjashtë degë: Ekonomist për Industrinë, Ekonomist për Financë, Ekonomi Politike, Ekonomist për Tregtinë, Ekonomist për Statistikë dhe Merceologji. Gjatë viteve të diktaturës së proletariatit (1945-1991), programet mësimore të Fakultetit qenë ndërtuar mbi bazën e parimeve të ekonomisë të centralizuar dhe ideologjisë marksiste.[1]
Me ardhjen e pluralizmit, Fakulteti i Ekonomisë u gjend përpara nevojës së riorganizimit të kurrikulave mësimore, me qëllim trajnimin e profesionistëve të aftë për të punuar në kushtet e ekonomisë së tregut. Aktualisht, si pasojë e Procesit të Bolonjës, Fakulteti operon në bazë të programeve të reja mësimore, të cilat janë të bazuara dhe të njëhsueshme me kurikulat e shkollave perëndimore, dhe të përshtatura ndaj kushteve konkrete të vendit tonë.[1]
Struktura
Këshilli i Fakultetit është organi epror kolegjial, i cili vendos për problemet më të rëndësishme të Fakultetit në fushën e mësimit, kërkimit shkencor dhe atë administrative e financiare. Këshilli përbëhet nga përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit, të punonjësve mësimorë, të administratës dhe të studentëve. Mandati i Këshillit është 4 vjeçar.
Autoritetet drejtuese të Fakultetit janë Dekani dhe Përgjegjësat e Departamenteve.[2]
Zëvendës Dekani është përgjegjës për veprimtarinë shkencore dhe procesin mësimor, ndërsa Kancelari është përgjegjës për ndjekjen e problemeve ekonomike dhe administrative të Fakultetit të Ekonomisë.
Departamente
- Departamenti i Statistikës dhe Informatikës të Zbatuar
- Departamenti i Ekonomiksit
- Departamenti i Manaxhimit
- Departamenti i Financës
- Departamenti i Kontabilitetit
- Departamenti i Marketingut
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
Burim i të dhënave
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.