Filipi II i Maqedonisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Filipi II (greqisht e lashtë Fílippos V' Φίλιππος Β'; lindi rreth 382 p.e.s.; vdiq 336 p.e.s. në Aigai) ishte nga viti 359 deri në vitin 336 p.e.s. mbret i Maqedonisë së lashtë dhe i ati i Lekës së Madh.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Fakte të shpejta Mbret i Maqedonisë, Mbretërimi: ...
Mbret i Maqedonisë | |
---|---|
Monedhë nga shekulli III me profilin e Filipit II | |
Mbretërimi: | 359-336 p.e.s. |
Paraardhës: | Perdikasi III |
Pasues: | Aleksandri III |
Bashkëshorte: | Fila, e motra e Derdasit III; Audata, ndoshta një farefisnore e mbretit ilir Bardhyl; Olimpia nga Epiri, mbesa e mbretit molos të Epirit dhe nëna e Lekës së Madh dhe e Kleopatrës; Nikesipolisi nga Ferai, Thesali, nëna e Thesalonikës; Filina nga Larisa, Thesali, nëna e Aridaiosit; Meda, e bija e një mbreti getë; Kleopatra, mbesa e gjeneralit maqedon Atalos; Theodorja Antikas, e bija e mbretit skit Atheas |
Fëmijë të ligjshëm: | Thesalonika, Aridaiosi, Aleksandri, Kleopatra dhe Evropa |
Dinastia: | Argeadët |
Babai: | Amyntasi III |
Nëna: | Euridikja |
Ditëlindja: | 382 p.e.s. |
Vendlindja: | nuk dihet |
Ditëvdekja: | 336 p.e.s. |
Vendvdekja | Aigai |
Mbylle
Pas luftimeve dhjetëvjeçare kundër ilirëve, trakëve dhe qyteteve greke, ai e ngriti Maqedoninë në fuqinë epërore në Greqinë e lashtë. Pas një fitoreje ndaj athinasve dhe tebasve në Betejën e Heronejës në vitin 338 p.e.s., Filipi e bashkoi botën e shteteve greke në Lidhjen e Korintit, hegjemoni i së cilës ai vetë u la të zgjidhet. Suksesshmëritë e ushtrisë maqedonase nën udhëheqjen e të birit dhe pasuesit të tij Leka u bazuan thelbësisht në reformën ushtarake që ndërmori Filipi II.