![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/cf/Flag_of_Canada.svg/langsq-640px-Flag_of_Canada.svg.png&w=640&q=50)
Flamuri i Kanadasë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Flamuri kombëtar i Kanadasë, shpesh i njohur me emrin "Gjethi i Panjes", dhe l'Unifolié, është një flamur i kuq me një katror të bardhë në mes, dhe në qendër ka një gjeth panje në mes. Adoptimi i tij më 1965 shënoi herën e parë që një flamur kombëtar u adoptua zyrtarisht dhe zëvendësoi Flamurin e Unionit.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/cf/Flag_of_Canada.svg/640px-Flag_of_Canada.svg.png)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4b/Canadian_flag_construction_sheet.svg/320px-Canadian_flag_construction_sheet.svg.png)
Më 1964, Kryeministri i Kanadasë Lester B. Pearson caktoi një komitet që të zgjidhte çështjen e flamurit (në atë kohë Kanada përdorte Flamurin e Unionit ), duke filluar një debat të gjërë për ndryshimin e flamurit. Nga tri zgjidhje, dizajni me gjethin e panjes nga George F. G. Stanley u zgjodh. Flamuri pati paraqitjen e parë më 15 shkurt, 1965; kjo ditë sot festohet çdo vit si Dita Kombëtare E Flamurit të Kanadasë