Forca e rëndesës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Forca e rëndesës (nga lat. gravitas që do të thotë rëndesë)(ang. gravity force) në fizikë është prirja apo dukuria e trupave qiellorë e tërheqjes së dyanshme. Në mekanikën klasike ajo është shkaku i fuqisë tërheqëse së tokës, që Toka ushtron mbi sendet. Ajo shkakton p.sh. që sende me masë të bien në tokë. Rëndesa përcakton edhe orbitën e tokës dhe të planeteve të tjerë rreth Diellit, dhe ajo luan një rol të rëndësishëm në kozmologji.
Rëndesa së bashku me bashkëveprimin elektromagnetik, bashkëveprimin e dobët bërthamor dhe bashkëveprimin e fortë bërthamor është një nga katër ndërveprimet themelore në natyrë.planetëve, yjeve, galaktikave Graviteti ka edhe funksione të rëndësishme biologjike duke ndihmuar në rritjen e pemëve sipas procesit të gravitropizmit si dhe ndikon në qarkullimin e rrjedhësve në organizmat shumëqelizorë. Studime mbi efektet e mungesës së peshës kanë treguar se rëndesa mund të luajë një rol në funksionimin e sistemit imunitar dhe diferencimit të qelizave të trupit të njeriut.
Veprimi terheqes i Tokes quhet veprim gravitacional.Forca me te cilen toka i terheq te gjithe trupat,quhet forca e rendeses(gravitacionit).Bashkeveprimi gravitacional ndermjet trupave varet prej mases se tyre dhe largesise ndermjet tyre(Ligji i pare i Njutonit per Gravitacionin)