![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d5/Geodynamo_Between_Reversals.gif/640px-Geodynamo_Between_Reversals.gif&w=640&q=50)
Fusha magnetike e Tokës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fusha magnetike e Tokës, e njohur edhe si fusha gjeomagnetike, është fushë magnetike që zgjatet nga brendësia e Tokës ku takohet me erën diellore, një lumë ngarkesash pikësore që burojnë nga Dielli. Madhësia e saj në sipërfaqen e Tokës shkon nga 25 në 65 mikrotesla (0.25 në 0.65 gauss). Ajo është fushë e një dipoli magnetik e anuar rreth 10 shkallë me respekt nga boshti i rrotullimit të Tokës, sikur aty të ishte i vendosur një magnet në kënd në qendër të Tokës. Ndryshe nga një magnet, megjithatë, fusha magnetike e Tokës ndryshon me kohë sepse ajo gjenerohet nga një gjeodinamo.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d5/Geodynamo_Between_Reversals.gif/640px-Geodynamo_Between_Reversals.gif)
Poli magnetik Verior dhe Jugor enden gjerësisht, por ngadalë për kompasë të zakonshëm që të mbetën të përdorshëm për lundrim. Megjithatë, në intervale të parregullta mesatarisht disa qindra-mijëra vjet, fusha e Tokës shfuqizohet dhe Veriu e Jugu magnetik relativisht befas ndërrojnë vendet. Këto ndryshime të poleve gjeomagnetike lënë një shenjë në gure që janë vlera për paleomagnetitet në llogaritjen e fushës gjeomagnetike në të kaluarën. Një informacion i tillë nga kjo anë është i dobishëm në studimin e lëvizjeve të kontinenteve dhe fundeve të oqeaneve në procese tektonike.